LAJMI I FUNDIT:

Sa i fuqishëm është sistemi raketor amerikan Patriot – dhe sa po e ndihmon Ukrainën?

Sa i fuqishëm është sistemi raketor amerikan Patriot – dhe sa po e ndihmon Ukrainën?

Sistemi raketor Patriot i prodhuar në SHBA është përmendur mjaft gjatë ditëve të fundit, nga Ukraina që pretendon se ka përdorur një për të rrëzuar një nga raketat hipersonike Kinzhal “të pamposhtur” të Vladimir Putinit, derisa në Moskë pretendojnë se kanë shkatërruar një gjatë një sulmi ajror në Kiev.

Pra, sa i fuqishëm është sistemi dhe sa po i ndihmon përpjekjet luftarake të Ukrainës?

Patriot, është një sistem mbrojtjeje raketore tokë-ajër dhe konsiderohet si një nga më të avancuarit në arsenalin amerikan, transmeton Telegrafi.


Ish-pjesëtari i forcave speciale amerikane vritet në Bakhmut
Lexo po ashtu Ish-pjesëtari i forcave speciale amerikane vritet në Bakhmut

Ai u përdor për herë të parë në luftime gjatë Luftës së Gjirit të vitit 1991, dhe u përdor përsëri gjatë pushtimit të Irakut nga SHBA në 2003.

Është projektuar përpara se armët hipersonike të dërgoheshin në fushëbetejë, dhe kompania që qëndron pas saj nuk e ka thënë publikisht se është efektive kundër një rakete që fluturon me shpejtësi hipersonike (çdo gjë mbi pesë herë shpejtësinë e zërit).

Sistemi ka aftësi të ndryshme në varësi të llojit të interceptorit – raketës që lëshohet nga bateria që përdoret.

Nuk është e qartë se çfarë lloj sistemesh Patriot i janë dhuruar Ukrainës, por ka të ngjarë që Kievi të ketë të paktën disa interceptorë më të rinj PAC-3 CRI, të cilët kanë një rreze prej mbi 150 km (93 milje).

Megjithatë, Ukraina ka thënë se ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për të luftuar sulmet ruse me raketa dhe dron.

Ndërsa sistemi Patriot është projektuar për të kapur kërcënime si aeroplanët dhe raketat balistike, gjithashtu mund të rrëzojë dronët kamikaz që Rusia i përdor shpesh – kjo është thjesht një mënyrë e shtrenjtë për ta bërë këtë.

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori