LAJMI I FUNDIT:

Sa është i sigurtë ushqimi në tregun tonë?

Sa është i sigurtë ushqimi në tregun tonë?

Ushqimi në Maqedoni është i sigurt, por qytetarët duhet të mësohen si t’i ikin ushqimit me yndyrë, të kripur dhe plotë me sheqer. Ky është qëndrimi i kompetentëve lidhur me atë se çfarë lloj ushqimi konsumojnë qytetarët. Drejtori i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë, Zoran Popovski thotë se ende ka raste kur në raftet e dyqaneve mund të gjesh produkte me afat të skaduar apo ushqim të ripaketuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ushqimi kontrollohet në nivel të lartë, por vetëdija tek qytetarët për këtë ushqim dhe çfarë duhet ngrënë, normalisht duhet të rritet”, tha për Tv Alsat-M, Zoran Popovski, drejtor i Agjencisë për ushqim dhe veterinari.


“Ende qëndrojnë ato ankesa në lidhje me etiketat e fshehura për ushqim me afat të skaduar, për magazinim dhe ruajtjen e ushqimit”, u shpreh Marjana Lonçar – Organizata e konsumatorëve.

Qytetarët nga ana tjetër, me vlerësime të ndryshme rreth cilësisë së ushqimit dhe mishit.

“Jo, nuk hamë. Çfarë i mungon? Gjithçka “.

“Ata që kanë para mund të blejnë mish të mirë. Kush nuk ka para do të gjendet sipas mundësive”.

“Gjithçka lëshojnë. Nuk shikojnë dhe nuk kontrollojnë”.

Vitin e kaluar vetëm pranë Organizatës së konsumatorëve kanë arritur më shumë se 2700 ankesa për shkelje të të drejtave të konsumatorëve. Në të njëjtën kohë, Inspektorati Shtetëror i Tregut, ka pasur 5.100 parashtresa prej të cilave 1000 janë ngritur nga ana e konsumatorëve./Telegrafi/