LAJMI I FUNDIT:

Sa është afër nominimit Donald Trump – çfarë treguan zgjedhjet paraprake në New Hampshire

Sa është afër nominimit Donald Trump – çfarë treguan zgjedhjet paraprake në New Hampshire

E dashura e Michael Suarezit mendoi se ai ishte i çmendur që kishte shkuar në ngjarje. Por, kur mori ftesën me postë, votuesi nga Merrimack, New Hampshire, e dinte se nuk mund të humbiste festën paszgjedhore të Donald Trumpit.

“Ne kemi nevojë për një njeri të ashpër në këtë botë”, tha Suarez, duke iu referuar përballjes së një presidenti me diktatorë si Kim Jong-un i Koresë së Veriut dhe Vladimir Putin i Rusisë, “një djalë që e thotë atë që e mendon”, shkruan zëriamerikës.


Minuta më vonë, ai brohoriti së bashku me disa qindra vullnetarë dhe mbështetës ndërsa kandidati i tyre i preferuar doli në skenë në sallën e një hoteli në Nashua, New Hampshire.

Ish-presidenti dhe kandidati republikan për president sapo fitoi zgjedhjet paraprake në New Hampshire me më shumë se 54 për qind të votave kundrejt ish-ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, 43 për qind.

Arritje rekorde

Rezultatet bënë histori në më shumë se një mënyrë. Ishte hera e tretë që Trump fitonte primaret në New Hampshire në tre cikle presidenciale dhe fitorja e dytë në dy javë.

Duke fituar zgjedhjet në Iowa dhe ato në New Hampshire, Trump bëhet republikani i parë në 40 vjet që fiton të dyja garat.

“Ne vendosëm një rekord”, pohoi kandidati republikan, duke treguar diferencën prej 30 për qind të fitores në zgjedhjet parlamentare të Iowas. “Ishte rezultati më i mirë në historinë e grupeve parlamentare”.

Zgjedhjet paraprake në New Hampshire zbritën në dy kandidatë kur guvernatori i Floridës, Ron DeSantis u tërhoq nga gara të dielën dhe mbështeti Trumpin. Përpara zgjedhjeve, ish-presidentit iu bashkuan në një tubim edhe tre pretendentë të tjerë të fushatës presidenciale, të cilët janë bërë mbështetës – Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott, sipërmarrësi Vivek Ramswamy dhe Guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burnham.

Një luftë e përbashkët

Haley e mbylli hendekun ndaj Trumpit, duke zënë fuqishëm vendin e dytë, shumë më fortë se sa kishin treguar sondazhet. “Në një moment në këtë fushatë, 14 prej nesh ishin kandidat”, tha Haley në një tubim paszgjedhor. “Dhe ne kishim vetëm dy për qind mbështetje, bazuar në sondazhe. Unë jam një luftëtare dhe nuk dorëzohem. Dhe tani jemi të fundit në këmbë me Donald Trump”.

Haley përfitoi gjithashtu nga mbështetja e guvernatorit të New Hampshire, Chris Sununu dhe votat e të pavarurve që e zgjodhën atë në fletën e votimit të republikanëve, si Peggy Sawicki nga Pelham, New Hampshire. “Ajo do t’i bashkojë njerëzit”, tha mësuesi dhe shtoi se “kjo është ajo që ne kemi nevojë në këtë vend tani”.

Lista dhe fituesi paraprak

Presidenti amerikan, Joe Biden nuk ishte në fletëvotim, por ai fitoi lehtësisht zgjedhjet paraprake demokrate, megjithëse me pak ndihmë nga disa miq.

Vitin e kaluar, Komiteti Kombëtar Demokratik e degradoi New Hampshire nga pozita historik, si vendi i zgjedhjeve të para paraprake të shtetit në favor të elektoratit më të larmishëm të Karolinës së Jugut.

Zyrtarët e partisë në New Hampshire nisën me zemërim zgjedhjet paraprake ndërsa mbështetësit nisën një fushatë për të shkruar emrat në fletëvotime.

Duke lëvizur në jug

Zgjedhjet e ardhshme janë në muajin shkurt në Karolinën e Jugut, ku Trump dhe Haley do të luftojnë përsëri. Haley është një ish-guvernatore e shtetit, ndërsa Trump ka marrë miratimin e zyrtarëve të shtetit.

Trump parashikon se ai “do të fitojë lehtësisht”. Haley dukej se e përballonte sfidën gjersa të martën deklaroi “Faleminderit për dashurinë, New Hampshire, ne do të shkojmë në shtëpi në Karolinën e Jugut!”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori