Sa më e vjetër të jetë makina, aq më shumë janë gjasat që shoferi i saj të vdesë në një aksident, sipas një studimi të Administratës Kombëtare të Sigurisë Trafikut në Autostrada (NHTSA) në SHBA.

Sipas hulumtimit nga agjencia, një makinë krejtësisht e re është më e sigurt se një makinë e vjetër.

Ndër të tjerash, kjo agjenci numëroi edhe rrezikun që mund të merr përsipër dikush nga makinat e gjeneratës së vjetër.

Një shofer i një makine 18 vjet të vjetër ose më shumë ka 71 për qind më shumë gjasa të vdesë në një aksident të rëndë se sa drejtuesi që ka makinën tre vjeç ose më të re.

Raporti amerikan dha gjithashtu një vlerësim për drejtuesin e një automjeti 4 deri në 7 vjeç, gjasat e të cilit për të vdekur në një aksident ishin 10 për qind.

Një drejtues i një makine 8 deri 11 vjeç ka 19 për qind më shumë gjasa të vdesë një aksident,  një shofer që drejton një makinë të vjetër 12 deri në 14 vjetër, gjasat për të vdekur janë 32 për qind në një aksident.

Në Kosovë, më shumti ka vetura të vjetra rreth 20 vjeç, kjo sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të dhënë për rtv21.tv.

Sipas ministrisë, 26 mijë e 272 vetura qarkullojnë në Kosovë të cilat janë të prodhuara në vitin 2003. Pastaj 25 mijë e 945 mjete të prodhuara në vitin 2002 që qarkullojnë në Kosovë si dhe 25 mijë e 134 vetura me vit të prodhimit 2004.

Gjithashtu, janë 70 mijë e 403 vetura të vjetra deri në 10 vjet.

Në përgjithësi në Kosovë, sipas ministrisë qarkullojnë afro 400 mijë automjete. Veturat të cilat qarkullojnë në vend janë nga më të ndryshmet, por ato që vijnë nga familja e Volkswagenit mbeten më të preferuara për kosovarët.

Në kuadër të 20 nëntorit, ditës botërore të përkujtimit të viktimave të trafikut rrugor, Auto Mita ka marrë iniciativë në zhvillimin e një kampanje vetëdijesuese për parandalimin e aksidenteve në trafik. Qëllimi i të cilës është vetëdijesimi i popullatës, në rrjetet sociale të Auto Mita-s do të shpërndahen fakte dhe informata se si të parandalohen aksidentet fatale.