Sa duhet ta keni përqindjen e yndyrës trupore që t’ju shfaqen muskujt e barkut

Të arriturit një përqindje njëshifrore të yndyrës në trup shpeshherë trajtohet si medalje e nderit, e cila shërben si reflektim i përkushtimit në stërvitje, ushqyerjes precize, etj.
Pra, që të keni muskuj të barkut, ju duhet të angazhoheni tejet shumë. Është e vështirë, por e arritshme.
Më poshtë i keni disa shembuj të pjesës fizike së mashkullit që ju ndihmojnë ta identifikoni atë se sa afër jeni për t’i zbuluar muskujt e barkut, transmeton Telegrafi.
Çfarë përqindje të yndyrës në trup duhet të keni për t’i parë muskujt e barkut?
30% yndyrë në trup
Për meshkujt e moshës 20-30 vjet, çdo shifër mbi 25% të yndyrës në trup klasifikohet si obezitet. Për meshkujt mbi 40 vjet, është 28%. 30% yndyrë në trup në përgjithësi konsiderohet shifër e tepërt për dy gjinitë, ndërkaq ju vendos në fazën e rrezikshme, gjë e cila mund të shpijë në sëmundje kardiovaskulare.
Por, mund të themi për indeksin e masës trupore (BMI)? Përveç nëse jeni bodibuilder apo atlet – ndoshta të dyja – një BMI e lartë zakonisht lidhet me një përqindje të lartë të yndyrës në trup, prandaj konsultohuni me doktorin. Me 30% yndyrë në trup, nuk ka asnjë shenjë të muskujve të barkut.
25% yndyrë në trup
Kjo shifër nuk është aq e rrezikshme sa e lartcekura, por meshkujt me 25% yndyrë në trup ende janë duke bartur peshë të tepërt, ndonëse bartin edhe një sasi të pranueshme të masës muskulore.
Në përgjithësi, mashkulli me 25% yndyrë në trup ende mund të duket si mbipeshë, pasi që muskujt do të jenë të mbuluar me dhjam.
20% yndyrë në trup
Kjo është faza kur gjërat duken më premtuese. Në këtë fazë, meshkujt duket sikur kanë një shtresë të hollë dhjami – rezultat i një proporcioni të dobët muskuj me yndyrë.
Megjithatë, mos u zhgënjeni, pasi që çdo përqindje e yndyrës në trup deri në 20% konsiderohet e shëndetshme dhe do t’ju ndihmojë t’i mbani larg sëmundjet që ndërlidhen me nivele të larta të yndyrës në trup.
15% yndyrë në trup
Me një fjalë, me këtë përqindje të yndyrës në trup ju dukeni sikur keni një trup të padhjamë. Një trup diku mes Joe Wicks dhe Wolverines.
Me 15% yndyrë në trup, meshkujt kanë tendenca të shohin forma muskulore dhe definim në trup, ndërkaq duart dhe shpatullat janë më vaskulare. Tani jeni në rrugën e duhur për të pasur muskuj barku.
10% yndyrë në trup
Në përgjithësi kjo është për t’u përshëndetur, pasi që 10% yndyrë në trup është përqindja më e sigurt. Tani jeni aq të padhjamë sa për t’i shfaqur muskujt – duke përfshirë muskujt e barkut – dhe mund t’i shihni venat nga shpatullat deri te duart.
Çdo shifër nën 10% i bie se jeni futur në botën e bodibuilderëve dhe atletëve të klasit të parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Pastroni shportën e 'air fryer' me këtë metodë super të thjeshtë me dy produkte shtëpiake
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karriera juaj do të jetë në kulmin e saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët