LAJMI I FUNDIT:

Sa bën të qëndroni afër dikujt me coronavirus, por që të mos infektoheni?

Sa bën të qëndroni afër dikujt me coronavirus, por që të mos infektoheni?

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kohë më parë ka reviduar definicionin e kontaktit të afërt

Më parë kontakt i afërt është konsideruar personi i cili kalon së paku 15 minuta në distancë më të vogël se dy metra nga personi i infektuar.


Tani ata 15 minuta nuk është e thënë patjetër të jenë të pandërprerë, transmeton Telegrafi.

Me kontakt të afërt konsiderohet personi i cili ka qenë së paku dy metra nga personi i infektuar më së paku 15 minuta gjatë 24 orëve.

Pesëmbëdhjetë minuta është vetëm udhëzimi.

– Dëshironi të jepni ndonjë udhëzim më të gjerë i cili mbahet lehtë në mend, por pikërisht fjala është për vazhdimësinë, tha Neal Goldstein, profesor i epidemiologjisë në Universitetin Drexel në Philadelphia.

– Rreziku mund të jetë më i vogël në afat më të gjatë, ndërkaq më i madh në afat më të shkurtër. Ka shumë variabla, të cilat ndikojnë në sasinë e virusit të cilin dikush e merr, pra kjo gjë është më e rëndësishmja – ka thënë Goldstein.

Pos kohës së ekspozimit ndaj virusit, është me rëndësi edhe a ka personi i infektuar simptoma, a ka fare apo i ka zhvilluar më vonë, a keni qenë jashtë apo në lokal të mbyllur, çfarë ka qenë ajrosja e lokalit, edhe sa njerëz kanë qenë aty dhe me çka jeni marrë.

Për shembull, nëse keni qëndruar ulur dhe keni kënduar në bodrumin e mikut në vend që të keni qëndruar ulur i heshtur në park, rreziku është i madh që do të infektoheni në afatin më të shkurtër.

Definicioni i kontaktit të afërt nuk ndryshon nëse me atë rast keni bartur maskë, mirëpo ajo nuk është për shkak të maskës, sepse ato nuk janë të dobishme në preventivën e infeksionit.

CDC-ja maskat nuk i merr parasysh thjesht për shkak se shumica nuk i bartin në mënyrën e duhur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori