Të mërkurën në mëngjes, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm ndërsa kërcënoi se do të përdorte “të gjitha armët në dispozicion”.
Në një fjalim të regjistruar paraprakisht, Putin akuzoi vendet perëndimore për armatosjen e ushtrisë së Ukrainës dhe inkurajimin e Kievit për të sulmuar Rusinë.
“Në rast të një kërcënimi për integritetin territorial të vendit tonë dhe për të mbrojtur Rusinë dhe popullin tonë, ne me siguri do të përdorim të gjitha sistemet e armëve të disponueshme për ne”, ka thënë ai, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi. “Ky nuk është një bllof”.
Dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë të Kievit kanë vlerësuar se lëvizjet e fundit të Moskës – përfshirë referendumet e planifikuara të aneksimit në zonat e okupuara të Ukrainës – tregojnë se fushata e Rusisë po dështon.
Ndërsa tensionet rriten dhe retorika nxehet, Al Jazeera ka sjellë një shkrim, si vështrim në aftësitë bërthamore të Rusisë.
Cilat vende kanë armë bërthamore?
Nëntë vende mbanin afërsisht 12,700 koka luftarake që nga fillimi i vitit 2022, sipas vlerësimeve të Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë.
Ndërsa Rusia dhe SHBA-ja kanë çmontuar mijëra koka të tyre, ato ende zotërojnë 90 për qind të armëve totale bërthamore në botë.
Me “kulmin” në vitin 1986, të dy rivalët kishin rreth 65,000 koka bërthamore, duke e bërë garën e armëve bërthamore një nga gjërat më kërcënuese të Luftës së Ftohtë.
Në anën tjetër, Afrika e Jugut është i vetmi vend që ka hequr dorë vullnetarisht nga armët bërthamore.
Në vitin 1989, qeveria e atëhershme ndaloi programin e saj të armëve bërthamore dhe në 1990 filloi çmontimin e gjashtë armëve të saj bërthamore.
Dy vjet më vonë, Afrika e Jugut iu bashkua Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) si një vend jo-bërthamor.
Programi bërthamor i Rusisë
Rusia ka rreth 5,977 koka bërthamore.
BRSS kreu testin e parë bërthamor më 29 gusht të vitin 1949. I koduar me emrin RDS-1, testi u krye në sheshin e provës Semipalatinsk në Kazakistan.
Ndërmjet viteve 1949 dhe 1990, Bashkimi Sovjetik kreu gjithsej 715 teste bërthamore.
Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore
I themeluar në vitin 1968, ky traktat synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore dhe të promovojë përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.
Marrëveshja ndalon nënshkruesit e tjerë përveç SHBA-së, Rusisë, Kinës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës të marrin armë bërthamore në këmbim të lejimit të tyre të ndjekin programe bërthamore paqësore për prodhimin e energjisë, të mbikëqyrura nga OKB-ja.
Rreth 190 kombe janë nënshkruar aktualisht për traktatin, me vetëm Indinë, Izraelin, Pakistanin dhe Sudanin e Jugut që nuk kanë qenë kurrë palë në të.
Koreja e Veriut nënshkroi traktatin në 1985, por u tërhoq nga ai në vitin 2003.
Tri vjet më vonë, nën udhëheqjen e Kim Jong Il, vendi shpërtheu armën e tij të parë bërthamore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zelensky thotë se “fundi i luftës është shumë, shumë larg” – vjen reagimi i Trump

Dy të vdekur dhe disa të lënduar – momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Von der Leyen do të prezantojë planin e “riarmatimit të Evropës” më 4 mars

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës