LAJMI I FUNDIT:

Sa afër është Izraeli të arrijë qëllimin për të shkatërruar Hamasin?

Sa afër është Izraeli të arrijë qëllimin për të shkatërruar Hamasin?

Kanë kaluar gati dy javë qëkur Izraeli filloi ofensivën e tij tokësore në Gaza dhe më shumë se një muaj që kur filloi sulmet intensive ajrore kundër Hamasit, të gjitha në përgjigje të sulmeve që nisi grupi palestinez në Izrael, ku u vranë më shumë se 1,400 njerëz.

Objektivi i ushtrisë së Izraelit që në fillim ka qenë shkatërrimi i Hamasit, ushtarakisht dhe politikisht. Sa është afër të arrijë këtë qëllim dhe a mund të arrijë ta bëjë këtë?

Sa i përket Izraelit, ende është herët, dhe vendi la thënë vazhdimisht se ky operacion do të jetë i gjatë dhe i vështirë. Një zyrtar i lartë i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) që foli për BBC përdori analogjinë e një ndeshje boksi: “Ky është vetëm raundi i katërt nga 15 gjithsej”.


Cili është ndryshimi midis armëpushimit dhe pauzës humanitare?
Lexo po ashtu Cili është ndryshimi midis armëpushimit dhe pauzës humanitare?

Askush në Izrael nuk ka deklaruar saktësisht se sa do të zgjasë lufta. Disa tregojnë faktin se u deshën nëntë muaj që forcat irakiane të mbështetura nga perëndimi të rimarrin qytetin e Mosulit nga grupi i Shtetit Islamik (IS) në vitin 2017, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Izraeli mund të dëshirojë të vazhdojë luftimet edhe për disa muaj të tjerë, megjithëse mund të mos e kontrollojë këtë kohë, pasi presioni ndërkombëtar për pauza në luftime apo edhe armëpushim po rritet.

Humbjet ushtarake

Deri më tani, Izraeli thotë se ka kryer më shumë se 14,000 sulme dhe ka vrarë dhjetëra objektivë të Hamasit, duke përfshirë komandantë të lartë të Hamasit. Secili prej këtyre sulmeve do të ketë përfshirë armë të shumta. Yaakov Katz, një ekspert ushtarak dhe ish-redaktor i gazetës Jerusalem Post, thotë se Izraeli tashmë ka shkrepur më shumë se 23,000 municione.

Për krahasim, në kulmin e betejës për Mosulin, aleatët perëndimorë hodhën rreth 500 bomba në javë mbi objektivat e IS-it.

Më shumë se 11 mijë njerëz në Gaza janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasit.

Si do t'i gjente dhe do të futej Izraeli në tunelet e Gazës - dhe si do ta 'nxirrte' Hamasin nga aty?
Lexo po ashtu Si do t'i gjente dhe do të futej Izraeli në tunelet e Gazës - dhe si do ta 'nxirrte' Hamasin nga aty?

Ushtria thotë se forcat e saj tokësore kanë ndarë me sukses Rripin e Gazës midis veriut dhe jugut dhe se trupat e saj kanë rrethuar qytetin e Gazës. Ushtria izraelite gjithashtu pretendon se është tani “thellë në zemër të qytetit”, megjithëse është ende larg për të fituar kontrollin. Hamasi ka mohuar që forcat izraelite kanë bërë avancime kyçe ose të kenë depërtuar thellë në qytetin e Gazës.

Kjo fazë fillestare e ofensivës tokësore të Izraelit duket se po shkon sipas planit me qëllimin e saj për të izoluar Hamasin dhe kostoja për Hamasin ka të ngjarë të ketë qenë e lartë. Vlerësimet në fillim të luftës sugjeruan se grupi kishte midis 30,000-40,000 luftëtarë.

Një burim i lartë i mbrojtjes izraelite i tha BBC-së se rreth 10 për qind  e këtij totali – 4,000 luftëtarë – janë vrarë. Vlerësime të tilla janë të pamundura për t’u verifikuar dhe duhet të trajtohen me kujdes, por shkalla e madhe e fushatës së bombardimeve të Izraelit do të ketë degraduar tashmë aftësinë e Hamasit për të luftuar.

Në anën tjetër, humbjet ushtarake izraelite duket se kanë qenë relativisht të ulëta. Izraeli thotë se 34 ushtarë të tij janë vrarë që nga fillimi i operacioneve tokësore. Yossi Kuperwasser, një ekspert izraelit i inteligjencës dhe sigurisë, thotë se ushtria po kryen operacionet e saj tokësore “me më shumë kujdes” për të shmangur viktima të rënda në mesin e trupave të saj.

Ende nuk dihet se sa trupa të Hamasit kanë mbetur në veri, sa luftëtarë mund të jenë ende të fshehur në tunele, ose sa mund të jenë “shkrirë” në popullsinë lokale që është shpërngulur në jug.

Tunelet ende paraqesin një sfidë të rëndësishme për Izraelin. Forcat e saj po përpiqen të hedhin në erë ato tunele, në vend që të përfshihen në luftime nëntokësore.

Sfidat e luftës urbane

Më i dukshëm është avantazhi i rëndësishëm i Izraelit për sa i përket inteligjencës dhe aftësive ushtarake. Izraeli mund të përgjojë komunikimet dhe madje të fikë shërbimet celulare dhe rrjetet e internetit të Gazës. Ka epërsi të plotë ajrore, dhe vendi mund të monitorojë me aeroplanë dhe dronë çdo lëvizje në tokë, por jo nën sipërfaqe.

Një burim i lartë i mbrojtjes izraelite i tha BBC-së se ata ende po identifikonin më shumë se 100 objektiva të rinj çdo ditë, megjithëse kjo listë ka të ngjarë të zvogëlohet, për sa kohë të vazhdojë kjo luftë. Sa më gjatë të zgjasë, aq më shumë do t’i duhet të mbështetet në trupat në terren për të identifikuar dhe eliminuar rezistencën.

A mundet Marwan Barghouti, 'Mandela palestinez', të sjellë paqe në Gaza?
Lexo po ashtu A mundet Marwan Barghouti, 'Mandela palestinez', të sjellë paqe në Gaza?

Justin Crump, një ish-oficer i Ushtrisë Britanike që tani drejton Sibylline, një kompani e inteligjencës për rrezikun, thotë se Izraeli duket se po bën avancim të arsyeshëm duke pasur parasysh dendësinë e terrenit, por “ata tani do të ndeshen me zonat urbane më të mbrojtura të qytet”.

Trupat izraelite janë të pajisura mirë dhe të trajnuara mirë, por lufta urbane mund të jetë ende e vështirë për ushtritë më të avancuara.

Deri më tani, luftimet e afërta në terren duket se kanë qenë të kufizuara dhe sigurisht nuk janë asgjë në shkallën e luftës urbane që po zhvillohet midis Rusisë dhe Ukrainës në qytete si Bakhmut. Shumica e videove të publikuara nga IDF tregojnë se në vend të kësaj ushtria mbështetet në tanke dhe armaturë.

Izraeli nuk i ka angazhuar të gjitha forcat e tij. Disa vlerësojnë se mund të ketë deri më tani 30,000 trupa brenda Gazës. Kjo është një përqindje relativisht e vogël e trupave totale, që numri vlerësohet të jetë 160 mijë personel ushtarak aktiv, gjithashtu 360 mijë rezervistë.

Justin Crump thotë se pyetja është se sa nga këmbësoria e saj është e gatshme të angazhohet për pastrimin e çdo ndërtese dhe parandaluese të tuneleve të Hamasit?

Izraeli në vend të kësaj mund të zgjidhte të sulmonte bastionet e Hamasit. Ai beson se Izraeli do të përpiqet të shmangë luftimet bllok pas blloku, jo vetëm sepse mund të çojë në viktima shumë të rënda. Gjithashtu sigurisht që do të rrezikonte jetën e më shumë se 200 pengjeve.

Një plan pas pushtimit

A është me të vërtetë i arritshëm qëllimi i deklaruar i Izraelit për të shkatërruar Hamasin. Edhe zyrtarët e lartë izraelitë e kuptojnë se shkatërrimi i një ideologjie me bomba dhe plumba është i pamundur.

Disa nga udhëheqësit e grupit nuk janë në Gaza. Katz thotë se edhe nëse disa prej liderëve ose elementeve të Hamasit mund t’i mbijetojnë kësaj lufte, atëherë ata ende mund të pretendojnë se “kanë fituar, në një mënyrë”.

Kush është Yahya Sinwar, 'orkestruesi kryesor i sulmit të 7 tetorit' dhe njeriu më i kërkuar nga Izraeli?
Lexo po ashtu Kush është Yahya Sinwar, 'orkestruesi kryesor i sulmit të 7 tetorit' dhe njeriu më i kërkuar nga Izraeli?

Për këtë arsye, Crump beson se qëllimet e luftës së Izraelit mund të kalojnë nga shkatërrimi i Hamasit në ndëshkimin e tij, për t’u siguruar që sulmet e 7 tetorit të mos përsëriten.

Izraeli është gjithashtu nën presion në rritje për të shpjeguar se çfarë do të ndodhë më pas, veçanërisht nga SHBA-ja.

Një burim izraelit i mbrojtjes tha se Winston Churchill nuk po mendonte për një plan Marshall për të rindërtuar Gjermaninë, kur ai ndihmoi në nisjen e pushtimit të aleatëve në Ditën D në Luftën e Dytë Botërore.

Por luftërat rrallë fitohen pa një plan ‘pas pushtimit’ – diçka që ka munguar plotësisht në operacionin ushtarak të Izraelit deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Azia
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Evropa
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Evropa
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë

Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë

Azia
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Kalo në kategori