Kryetarja e Prokurorisë për ndjekje të Krimit të Organizuar, Villma Ruskovska, kërkon që prokuroria e saj të ketë gjithsej 20 prokurorë. Aktualisht, 10 prokurorë po ndjekin penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin në këtë prokurori, dhe sipas sistematizimit aktual, ata kanë tre prokurorë më pak. Kreu i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski, për Alsat tha se ata duhet të analizojnë, nëse me të vërtetë ka nevojë për 20 prokurorë në atë prokurori.
“Në të ardhmen, Prokuroria Publike për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të duhet të na sigurojë të dhëna për ngarkesën e punës të secilit prokuror publik, me një numër rastesh, për cilat vepra penale veprohet d.m.th., rëndësia e vetë rasteve penale”, tha Aco Kolevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Kolevski pret që Prokuroria për Krimin e Organizuar në vjeshtë të marrë prokurorë të rinj, ndërsa tani zgjedhjet po e pengojnë përzgjedhjen e tyre. Të gjithë prokurorët që plotësojnë kriteret, përfshirë prokurorët që kanë punuar në PSP, do të jenë në gjendje të aplikojnë në këtë konkurs.
“Kjo varet kryesisht nga kritere të caktuara, përvoja si prokuror publik, suksesi në punën me raste, raportet e tij me kolegët …”, pohoi Aco Kolevski, kryetar i Këshillit për Prokurorë Publikë.
Me prokurorët e rinj në krimin e organizuar, do të zvogëlohet numri i prokurorëve në prokuroritë më të ulëta. Aktualisht, mungojnë 30 prokurorë, ndërsa në Prokuroritë e Larta 12 prokurorë. Me pensionimin, gjithashtu zvogëlohet numri i personave, që ndjekin krimin. Dhe për gjeneratën e re do të duhet të pritet të paktën edhe tre vjet. Trajnimi në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik nuk ka filluar për shkak të ankesave të kandidatëve të pazgjedhur. Edhe djali i kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi, Barled Xhaferi, i cili është zgjedhur në Akademi, është gjithashtu në pritje të trajnimit për gjykatës apo prokuror i ardhshëm./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi