LAJMI I FUNDIT:

Twitter kufizohet brenda Rusisë, i ndalet shpejtësia

Twitter kufizohet brenda Rusisë, i ndalet shpejtësia

Rregullatori rus i medieve Roskomnadzor vendosi kufizime ndaj Twitterit, duke ia ngadalësuar shpejtësinë, për shkak të, siç tha “dështimit” të tij për të hequr përmbajtjen e ndaluar.

Roskomnadzor tha se masa ka për qëllim “t’i mbrojë qytetarët rusë nga ndikimi i përmbajtjes së paligjshme”.


Ai kërcënoi se do ta bllokojë plotësisht rrjetin social amerikan, nëse nuk vepron.

Rusia miraton kufizimet e reja për fjalën e lirë, informacionin dhe mbajtjen e protestave – ashpërsohet kursi kundër rrjeteve sociale
Lexo po ashtu Rusia miraton kufizimet e reja për fjalën e lirë, informacionin dhe mbajtjen e protestave – ashpërsohet kursi kundër rrjeteve sociale

Sipas rregullatorit, Twitter ka 3,168 publikime me përmbajtje të ndaluar në faqen e tij.

Zëvendësshefi i Roskomnadzorit, Vadim Subbotin konfirmoi për agjencinë e lajmeve Interfax se agjencia e tij ka “kapacitete teknike” për ta ngadalësuar Twitterin brenda Rusisë dhe se kjo tashmë ka nisur të bëhet.

Moska ka bërë përpjekje t’i frenojë platformat e medieve sociale në vitet e fundit, për shkak të protestave në rritje të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve rusë.

Twitter mbyll 100 llogari të rreme që lidhen me propagandën e shtetit rus
Lexo po ashtu Twitter mbyll 100 llogari të rreme që lidhen me propagandën e shtetit rus

Më 1 shkurt, në Rusi ka hyrë në fuqi një ligj që thotë se rrjetet sociale duhet ta fshijnë përmbajtjen e ndaluar me ligjet ruse.

Nëse një rrjet social nuk është në gjendje të përcaktojë nëse përmbajtja ka materiale të ndaluara, ai duhet ta dërgojë atë për vlerësim në Roskomnadzor. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori