LAJMI I FUNDIT:

Rusia tërhiqet zyrtarisht nga një traktat kyç i sigurisë i pas Luftës së Ftohtë

Rusia tërhiqet zyrtarisht nga një traktat kyç i sigurisë i pas Luftës së Ftohtë

Rusia është tërhequr zyrtarisht nga një traktat kyç i sigurisë i pas Luftës së Ftohtë, i krijuar për të de-përshkallëzuar konfliktet e mundshme Lindje-Perëndim, në një shenjë të fundit të rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe NATO-s.

“Në orën 00:00 të datës 7 nëntor 2023, përfundoi procedura e tërheqjes së Rusisë nga CFE (Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë)”, citohet të ketë thënë Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë në faqen e saj të internetit të martën, përcjell Telegrafi.


“Kështu, dokumenti juridik ndërkombëtar, vlefshmëria e të cilit u pezullua nga vendi ynë në vitin 2007, më në fund i mbetet së kaluarës”.

Traktati i vitit 1990, i negociuar dhe i përfunduar në fund të Luftës së Ftohtë dhe i nënshkruar një vit pas rënies së Murit të Berlinit, vendosi kufizime në vendosjen e pajisjeve ushtarake për të ruajtur ekuilibrin ushtarak midis NATO-s dhe vendeve të atëhershme të Paktit të Varshavës.

Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në traktat në vitin 2007 dhe ndaloi pjesëmarrjen aktive në vitin 2015.

Në maj të vitit 2023, pasi Rusia filloi luftën në Ukrainë në shkurt 2022, presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret që denonconte paktin, duke akuzuar NATO-n për “minimin e sigurisë euro-atlantike”.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të keqe në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin që nga Lufta e Ftohtë, me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov që tha gjatë fundjavës se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara ishin nën zero. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori