LAJMI I FUNDIT:

Rusia synon të involvojë ushtarë dhe pjesëtarë të shërbimit sekret rus në Serbi

Rusia synon të involvojë ushtarë dhe pjesëtarë të shërbimit sekret rus në Serbi

Rusia ka shfrytëzuar situatën me pandeminë COVID-19 për aktivizim të kanaleve speciale dhe të spiunazhit në vendet, në të cilat është paraqitur gjoja me ndihma humanitare.

Prezenca e ushtrisë ruse është testimi i parë i këtij operacioni, kanë thënë në një konstatim të përbashkët ekspertët e sigurisë Agim Musliu dhe Mentor Hoxhaj si dhe më këtë është pajtuar edhe profesori i UP-së në Shkencat Politike, Ardian Kastrati gjatë një emisioni në televizionin publik të Kosovës.


Rasti më i fundit i kësaj manovre është Serbia, aty ku Rusia ka përdorur çdoherë ndikimin e saj për interesa të saj duke dëmtuar kështu edhe vet interesat serbe, sidomos ato proevropiane dhe properëndimore.

Këtë e dëshmon më së miri prania e specialistëve, ushtarëve  dhe pajisjeve ushtarake ruse ne kontigjentin “humanitar” që Rusia ka nisur për në Serbi.

Pandemia COVID dëshmoi më së miri se Qendra Humanitare ruso-serbe në Nish nuk ka të bëjë me çështje humanitare, pasi qe disa muaj kjo Qendër nuk ka zhvilluar asnjë aktivitet të vetëm humanitar, sidomos tani në periudhën e coronavirusit, dhe me këtë po dëshmohet se ajo është qendër spiunazhi rus.

Rusia përmes “Qendrës Humanitare” në Nish synon udhëheqjen e operacioneve të spiunazhit në Ballkan, siç ka qenë rasti me tentim-grusht shtetin në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore.

Ndërsa, Musliu ka thënë se “informacionet nga Kosova kanë parandaluar operacionet e shërbimeve sekrete ruse në Ballkan. Bashkëpunimi i shteteve të rajonit është vital për sigurinë në këtë rajon”. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori