LAJMI I FUNDIT:

Rusia regjistron shifrat më të larta të rasteve të reja me COVID-19 në dy muajt e fundit

Rusia regjistron shifrat më të larta të rasteve të reja me COVID-19 në dy muajt e fundit
Foto: Ilustrim

Rastet e reja të COVID-19 në Rusi brenda 24-orëve janë rritur në 6,595 persona, e që është shifra më e lartë në më tepër se dy muaj.

Infektimet e reja në Moskë e kanë kaluar shifrën 1,000 për herë të parë që nga fundi i muajit qershor, përcjell Telegrafi.


Udhëzimet për mbajtje të distancës sociale në Rusi mbesin në fuqi dhe njerëzit duhet të mbajnë maska në shitore dhe transport publik në Moskë, ndonëse ka të atillë që nuk i respektojnë masat.

Udhëtarët që vijnë nga jashtë i matet temperatura me skaner të veçantë me rreze infra të kuqe dhe në shumë bare dhe restorante në Moskë u matet temperatura konsumatorëve.

Në Moskë janë regjistruar 1,050 raste të të reja me virusin COVID-19.

Po ashtu është raportuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 149 persona si pasojë e COVID-19, kurse shifra totale ka arritur në 19,948 të vdekur.

Numri total i të infektuarve me COVID-19 në Rusi ka arritur në 1,128,836 persona. /Telegrafi/