LAJMI I FUNDIT:

Rusia pretendon se Ukraina u përpoq ta vriste mbrëmë Putinin me sulme droni në Kremlin, në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet

Rusia pretendon se Ukraina u përpoq ta vriste mbrëmë Putinin me sulme droni në Kremlin, në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet

Rusia akuzoi Ukrainën të mërkurën se sulmoi Kremlinin me dronë gjatë natës në një përpjekje për ta vrarë presidentin rus Vladimir Putin.

Një zyrtar i lartë presidencial ukrainas tha se Kievi nuk kishte asnjë lidhje me incidentin e supozuar, akuza më dramatike që Rusia ka ngritur kundër Ukrainës që kur nisi pushtimin më shumë se 14 muaj më parë, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Kremlini ndërkohë lidhur me rastin, tha se dy drone ishin përdorur në sulmin e supozuar në rezidencën e Putinit në objektin e rrethuar të Kremlinit, por ishin zmbrapsur nga mbrojtja elektronike.


Në deklaratë thuhej se Rusia rezervoi të drejtën për t’u hakmarrë – një koment që sugjeronte se Moska mund të përdorte incidentin e supozuar për të justifikuar një përshkallëzim të mëtejshëm në luftën e saj me Ukrainën.

“Dy mjete ajrore pa pilot kishin në cak Kremlinin. Si rezultat i veprimeve në kohë të ndërmarra nga ushtria dhe shërbimet speciale me përdorimin e sistemeve të luftës radar, pajisjet zmbrapsën”, tha Kremlini.

“Ne i konsiderojmë këto veprime si një akt të planifikuar terrorist dhe një tentativë për të vrarë presidentin, të kryer në prag të Ditës së Fitores, Paradës së 9 Majit, në të cilën është planifikuar prania e mysafirëve të huaj”, sipas deklaratës së tyre.

Në rrjetet sociale në anën tjetër po qarkullojnë pamjet që duket se tregojnë sulmin e supozuar me dronë që Rusia po akuzon Ukrainën.

@dailymail Russia has accused Ukraine of attempting to assassinate Vladimir Putin in a double drone strike on the Kremlin overnight. Moscow furiously decried the attack as ‘a planned terrorist act and an attempt on the life of the President of the Russian Federation.’ #fyp #breakingnews #russia #putin #dronestrike #ukraine #war ♬ original sound – Daily Mail

Njëri prej dronëve në video shpërtheu në flakë në momentin kur arriti çatinë e objektit, sipas këtyre pamjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori