LAJMI I FUNDIT:

Rusia po përpiqet të rekrutojë luftëtarë sirianë – thotë një zyrtar amerikan

Rusia po përpiqet të rekrutojë luftëtarë sirianë – thotë një zyrtar amerikan

Rusia po përpiqet të rekrutojë mercenarë sirianë për të luftuar në Ukrainë, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

“Ne e konsiderojmë të rëndësishme që [presidenti rus Vladimir Putin] beson se ai duhet të mbështetet te luftëtarët e huaj për të plotësuar atë që është një angazhim shumë domethënës i fuqisë luftarake brenda Ukrainës”, u ka thënë zyrtari gazetarëve, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Rusia nisi një fushatë ushtarake në mbështetje të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad në vitin 2015, e cila ka qenë vendimtare në kthimin e valës së luftës civile të vendit në favor të qeverisë.

Dhe të hënën, Wall Street Journal citoi zyrtarë amerikanë të thoshin se ushtria ruse ditët e fundit kishte rekrutuar luftëtarë nga Siria, “duke shpresuar se ekspertiza e tyre në luftimet urbane mund të ndihmojë në marrjen e Kievit”.

Rrjeti i lajmeve Deir Ezzor 24, i drejtuar nga aktivistët sirianë, raportoi muajin e kaluar se Rusia po u ofronte sirianëve në zonat e kontrolluara nga qeveria paga midis 200 dollarë dhe 300 dollarë për të “shkuar në Ukrainë dhe për të vepruar si roje” për gjashtë muaj.

Zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane tha se ata nuk ishin në gjendje të jepnin një vlerësim mbi numrin e sirianëve që ishin rekrutuar tashmë ose nëse ishte vendosur ndonjë kuotë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori