Shefat e inteligjencës gjermane lëshuan paralajmërime të rrepta për spiunazhin rus dhe përgatitjet për konflikt ushtarak me NATO-n, në një seancë parlamentare të hënën, shkruan Politico.
Gatishmëria e Moskës për të përdorur masa hibride dhe të fshehta ka arritur një “nivel të paparë më parë”, tha Bruno Kahl, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, ose BND, ndërsa paralajmëroi gjithashtu se “konfrontimi i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n është bërë një opsion për Moskën”.
Qëllimi i Kremlinit është të ndajë Perëndimin në mënyrë që të pengojë aftësinë e Evropës për t’u mbrojtur duke, forcuar ushtrinë ruse në përgatitje për një sulm të mundshëm, u tha Kahl parlamentarëve.
“Putini do të vazhdojë të testojë linjat e kuqe të Perëndimit dhe do të përshkallëzojë më tej konfrontimin”, tha ai, transmeton Telegrafi.
“Forcat e armatosura ruse ndoshta do të jenë në një pozicion, në aspektin e personelit dhe materialit, për të nisur një sulm kundër NATO-s më së voni deri në fund të kësaj dekade”, shtoi ai.
Kahl nënvizoi se Kremlini – i cili ka zhvilluar luftë të gjithanshme ndaj Ukrainës fqinje që nga shkurti 2022 – po shpenzon shumë më tepër për ushtrinë e tij sesa vendet evropiane për ushtrinë e tyre dhe po forcon ndjeshëm forcat e tij konvencionale.
“Fokusi i këtij grumbullimi është, natyrisht, në drejtimin strategjik në perëndim përgjatë krahut lindor të NATO-s”, tha Kahl.
Qëllimi përfundimtar i presidentit rus Vladimir Putin, tha ai, është të “shtyjë SHBA-në nga Evropa” dhe të rivendosë kufijtë e NATO-s të fundit të viteve të 90-ta, sipas Kahl, duke krijuar kështu një “sferë të ndikimit rus” dhe duke vendosur një “rend të ri botëror”.
Thomas Haldewang, kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës – agjencia e brendshme e inteligjencës gjermane – tha se agjencia e tij po vëzhgon “sjellje agresive nga shërbimet e inteligjencës ruse”, dhe se spiunazhi dhe sabotimi nga aktorët rusë në Gjermani është rritur me Rusinë që madje është e gatshme të “vë në rrezik jetë të njerëzve”.
Në fillim të këtij viti, CNN raportoi se autoritetet e inteligjencës amerikane dhe gjermane kishin penguar një komplot rus për të vrarë drejtorin ekzekutiv të prodhuesit të armëve Rheinmetall, i cili ka prodhuar armë që autoritetet gjermane i kanë dërguar Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania