LAJMI I FUNDIT:

Rusia po e fsheh gjendjen me pandeminë: Spitalet po mbi popullohen me kufoma

Rusia po e fsheh gjendjen me pandeminë: Spitalet po mbi popullohen me kufoma

Pamjet e spitaleve të mbipopulluara tregojnë se numri aktual i vdekjeve në shtetin rus është shumë më i lartë sesa tregojnë të dhënat zyrtare.

“Trupi i pajetë bartet me një barelë në repartin e spitalit ndërsa pacientët me coronavirus po luftojnë për jetën e tyre vetëm disa metra larg. Gruaja e moshuar po merr frymë fort dhe lufta e saj e dëshpëruar për frymëmarrje dëgjohet në sfondin e një videoje nga shumë video shqetësuese që po shfaqet nga spitalet anembanë Rusisë”, raportoi CNN.


“Kështu duken netët tona, të frikshme”, dëgjohet një zë i një burri në një video eksklusive të CNN-it nga një sindikatë mjekësore e opozitës ruse, e cila tha se u filmua në mes të tetorit nga një anëtar i stafit të spitalit në Ulyanovsk, një qytet rreth 700 km në lindje të Moskës, transmeton Telegrafi.

Kjo video e tmerrshme është vetëm një nga disa që mori televizioni amerikan dhe që zbulojnë kushtet e frikshme në spitalet e mbipopulluara. Disa pamje tregojnë mortje me trupa të zhveshur të grumbulluar njëra mbi tjetrën në dyshemetë e ndyra, në skena më shumë si zona lufte sesa spitale.

Ndërsa Rusia përpiqet të vërë nën kontroll pandeminë, videot janë një nga disa shenjat që tregojnë se numri i të vdekurve është shumë më i lartë sesa tregojnë shifrat zyrtare.

Ndryshe, spekulohet se numri aktual është dhjetë herë më i lartë sesa tregohet zyrtarisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori