Rusia ka kundërshtuar komentet e komandantit të lartë të NATO-s në Afganistan se ky vend ka mbështetur dhe furnizuar me armë talibanët.
Në një intervistë për BBC-në javën e kaluar, gjenerali John Nicholson, ka thënë se Rusia ka vepruar ashtu që të shkatërrojë përpjekjet amerikane në Afganistan, pavarësisht interesit të përbashkët për të luftuar terrorizmin dhe narkotikët, duke dhënë shenja se Moska ka ofruar ndihmë financiare madje edhe armë.
Një deklaratë e ambasadës ruse në Kabul ka hedhur poshtë komentet dhe ka shprehur edhe një herë kundërshtimet e zyrtarëve rusë.
“Edhe një herë, ne insistojmë se deklarata të tilla janë absolutisht të pabaza dhe u bëjmë thirrje zyrtarëve të mos flasim gjëra të pakuptimta”, ka thënë ambasada.
Komandantët amerikanë, duke përfshirë edhe Nicholson kanë thënë në disa raste vitet e fundit, se Rusia mund të ketë furnizuar me armë talibanët, ndonëse asnjë e dhënë nuk është bërë publike deri më tash.
Zyrtarët rusë kanë thënë se ata kanë pasur kontakte të kufizuara me talibanët me qëllim të inkurajimit të bisedimeve për paqe, në mënyrë që të ketë siguri për qytetarët rusë.
Moska ka ofruar ndihmë për të koordinuar negociata për paqe në Afganistan.
Zyrtarët talibanë i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se grupi ka pasur kontakte të rëndësishme me Moskën prej të paktën vitit 2007, duke shtuar se përfshirja ruse nuk është zgjerur përtej ‘mbështetjes morale dhe asaj politike’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë
Izraeli pas sulmit në Rafah: Lufta në Gaza do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024
A mund t'i humb Trump, privilegjet që i takojnë si ish-president nëse dënohet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete