Trupat e Koresë së Veriut që luftojnë përkrah forcave ruse ka të ngjarë të dërgohen në disa nga zonat më të rrezikshme të luftës, ka paralajmëruar ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Yong-Hyun.
Duke folur gjatë një seance të komisionit parlamentar të mbrojtjes, Kim tha se “lufta udhëhiqet nga Rusia dhe nga qëndrimi i krerëve të njësive të ushtrisë ruse, ata ka të ngjarë të dërgojnë togat e Koresë së Veriut në zonat më të rrezikshme dhe më të vështira”.
Bëhet e ditur se Koreja e Veriut ka dërguar mijëra trupa për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj me Ukrainën, sipas zyrtarëve nga Koreja e Jugut, Ukraina dhe SHBA-ja.
Së fundmi, u raportua se një gjeneral i Koresë së Veriut ishte plagosur dhe disa oficerë të vrarë nga raketat Storm Shadow të ofruara nga Britania e Madhe, me të cilat Ukraina sulmoi një qendër komanduese ruse në Kursk.
Në sulm, Ukraina lëshoi një breshëri prej të paktën 10 raketash Storm Shadow, sipas zyrtarëve ukrainas dhe perëndimorë, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
Në fillim të këtij muaji, Andrii Kovalenko, kreu i Qendrës së Ukrainës për Kundër Dezinformimin, tha se trupave të Koresë së Veriut po u jepeshin vetëm “disa javë” trajnim, duke përfshirë përdorimin e dronëve të zbulimit dhe goditjes, përpara se të dërgoheshin në pozicione luftarake të drejtpërdrejta.
Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtarët e Koresë së Veriut kishin pësuar humbjet e tyre të para në luftë.
Ndërkohë, Dmytro Ponomarenko, ambasadori i Ukrainës në Korenë e Jugut, deklaroi se numri i ushtarëve të Koresë së Veriut të vendosur për të ndihmuar Rusinë mund të rritet në 15,000, që do të thotë se rreth 100,000 ushtarë do të shërbejnë në rotacion brenda një viti.
Burime të njohura me vlerësimet e disa vendeve të G20 cituan gjithashtu shifrën prej 100,000.
Ndryshe, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën, Kim Song, përfaqësuesi i përhershëm i Koresë së Veriut në OKB, shmangu përgjigjen e një pyetjeje të drejtpërdrejtë nga homologu i tij amerikan nëse Koreja e Veriut kishte dërguar trupa në Rusi.
Në vend të kësaj, ai tha se traktati mbi partneritetin gjithëpërfshirës strategjik midis Koresë së Veriut dhe Rusisë “përputhet plotësisht me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së” dhe se vendi i tij do të “mbetet besnik” ndaj detyrimeve të traktatit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri