LAJMI I FUNDIT:

Rusia ka mundësi të shes një pjesë të “Rosneft”

Rusia ka mundësi të shes një pjesë të “Rosneft”

Rusia është duke e konsideruar shitjen e pothuajse një të pestën e kompanisë së naftës, “Rosneft”, te “investitor strategjik”.

Siç ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, shitja do të bëhej përmes transakcioneve private se sa të bëhet përpjekje për arritjen e shumës së kërkuar të parave për ofertës publike.


Në një intervistë dhënë gazetës italiane, “Il Sole 24 Ore”, shefi i “Rosneft”, Igor Sechin, ka thënë se gjiganti i naftës nuk vlerësohet drejt në tregun global momentalisht për shkak të ekonomisë së depresionuar ruse, çmimeve të ulëta të naftës dhe sanksioneve ekonomike të perëndimit.

Ministri i ekonomisë së Rusisë ka vlerësuar se shitja mund të bëhet për 700 miliardë rubla ruse apo 10.5 miliardë dollarë, para këto që do të mbyllnin hapësirën e krijuar në buxhetin rus duke privatizuar 19.5% të aksioneve.

Mirëpo, para se të shitet kjo pjesë e kompanisë, shefi i “Rosneft”, Sechin ka thënë se do të bëhet përpjekje për rritjen e vlerës së aksioneve të saj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Ekonomi
Kalo në kategori