LAJMI I FUNDIT:

Rusia, Britanisë: Po luan me zjarr

Rusia, Britanisë: Po luan me zjarr
Members of the United Nations Security Council vote on a resolution on the situation in North Korea, Wednesday, March 21, 2018 at United Nations headquarters. (AP Photo/Mary Altaffer)

Rusia akuzoi Mbretërinë e Bashkuar për shpikje të një “historie të rreme” rreth helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia, tha se “Britania po luan me zjarr”.

Ai tha se qëllimi kryesor i Britanisë ka qenë “të diskreditojë” Rusinë me “akuza të pabaza”.


Britania thotë se Rusia qëndron prapa sulmit me agjent nervor, por Moska e mohon përgjegjësinë.

Përfaqësuesja britanike në OKB, Karen Pierce, tha se veprimet e Britanisë “qëndrojnë përballë çdo vështrimi hetues”.

Ajo i krahasoi kërkesat e Moskës për të marrë pjesë në hetime me një zjarrvënës që heton zjarrin e tij, transmeton Evropa e Lirë.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia janë helmuar me agjent nervor, më 4 mars, në Salisbury të Anglisë.

Shëndeti i Yulias po përmirësohet, ndërsa babai i saj mbetet në gjendje të rëndë, por stabile.

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori