LAJMI I FUNDIT:

Rusi i dehur tenton të kalojë me veturë përmes dyerve të mbyllura, pendohet keq

Rusi i dehur tenton të kalojë me veturë përmes dyerve të mbyllura, pendohet keq

Në rrjetin social rus Vkontakt, janë shfaqur dy video që tregojnë se si një veturë rrokulliset në një mënyrë të pazakontë në një parking në Omsk.

Shoferi po lëvizte me shpejtësi të madhe kur u përplas në dyert e hekurta, me ç’rast vetura e tipit Lada fluturoi për pak sekonda duke u rrokullisur dhe përfunduar e varur mbi dyer, transmeton Telegrafi.


Siç raportojnë mediat lokale, bëhet fjalë për një shofer të dehur i cili ishte munduar të largohet nga parkingu në mënyrën më të pazakontë.

Por, ky veprim i kushtoi me lëndime trupore, edhe pse nuk pranoi të shtrihet në spital për tretman. E në anën tjetër, policia nuk ka dhënë informacione për identitetin e shoferit. /Telegrafi/