LAJMI I FUNDIT:

Rushiti e quan historik vendimin e Qeverisë për ndarjen e pagës prej 230 euro për viktimat e dhunës seksuale

Rushiti e quan historik vendimin e Qeverisë për ndarjen e pagës prej 230 euro për viktimat e dhunës seksuale

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që pagesa mujore për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të jetë 230 euro.

Ekzekutivi ka vendosur edhe për themelimin e Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusin e personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare.


Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se ky është një vendim historik.

“Kjo është një shumë simbolike, por megjithatë këtë veprim e kemi pritur që 18 vjet”, ka thënë Rushiti në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ne ndihemi shumë mirë që më në fund ky vendim ndodhi – kjo nënkupton se tashmë njihet e kaluara e tyre. Ky grup i dalë nga lufta është grupi më i ndjeshëm shoqëror”, tha ajo.

“Mbas disa intervistave dhe punës sonë në terren kemi parë që po rritet numri i peronave që kanë treguar interesim për të këtë shumë”.

“Ka pasur viktima edhe në Kosovë por edhe jashtë Kosovës, pasi kanë ikur nga realiteti – tash disa prej tyre kanë vendosur edhe të kthehen”, tha Rushiti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori