LAJMI I FUNDIT:

Rusëve nuk u kryejnë punë as “dronët kamikazë” – forcat ukrainase rrëzuan 11 të tillë vetëm brenda një nate

Rusëve nuk u kryejnë punë as “dronët kamikazë” – forcat ukrainase rrëzuan 11 të tillë vetëm brenda një nate

Forcat ukrainase thonë se kanë rrëzuar 11 dronë “kamikazë” të prodhuar nga Irani gjatë natës, duke përfshirë nëntë mbi rajonin e Kievit.

Forcat ajrore thanë se nga ora 23:00 mbrëmë deri sot në mëngjes, Rusia përdori 14 automjete pa pilot të tipit Shahed, përcjell Telegrafi.


Ndryshe, gjatë rrjedhës së luftës, Ukraina ka raportuar një varg sulmesh ruse me drone Shahed-136 të prodhuar nga Irani.

Por Kremlini ka mohuar vazhdimisht se përdor drone të prodhuar nga Irani në Ukrainë.

Irani e ka pranuar dërgimin e dronëve në Rusi, por thotë se ata janë dërguar përpara pushtimit të Ukrainës nga Moska vitin e kaluar.

Dronët Shahed-136 janë quajtur dronët “kamikazë” ndërsa lëvizin drejt objektivit të tyre përpara se të shpërthejnë gjatë përplasjes.

Rusia fillimisht përdori dronët për të sulmuar pajisjet ushtarake ukrainase në vijën e frontit, por në gjysmën e dytë të shtatorit filloi t’i përdorte ato për sulme ndaj infrastrukturës në rajonet Odesa, Mykolaiv dhe Kharkiv, sipas të dhënave të ushtrisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori