LAJMI I FUNDIT:

Rusët përballen me probleme ekonomike, dyfishohen vdekjet nga droga

Rusët përballen me probleme ekonomike, dyfishohen vdekjet nga droga

Numri i viktimave në Rusi për shkaqe të lidhura me drogën, është rritur për 60 për qind më 2020, në krahasim me vitin paraprak.

Trende të ngjashme janë raportuar edhe në shumë vende të botës, teksa njerëzit janë përballur me pandeminë COVID-19.


Vitin e kaluar 7,316 persona kanë vdekur nga mbidoza me droga, për dallim nga 4,569 më 2019, është thënë në gjetjet e Agjencisë së Statistikave të Rusisë, të cilat janë analizuar nga RBC, raportojnë mediet e huaja.

Nga viti 2016 deri më 2018, rreth 4,400-4,800 persona kanë vdekur nga drogat gjatë një viti në Rusi.

Më 2020, 50,400 persona kanë vdekur edhe nga shkaqet e lidhura me alkoolin në Rusi, apo rreth 6.3 për qind më shumë sesa më 2019.

Në qershor, Zyra për Droga dhe Krime në Kombet e Bashkuara, ka vlerësuar se pandemia ka ndikuar në rritje të përdorimit të drogave në nivel botëror.

Problemet ekonomike dhe çështje të lidhura me shëndetin mendor janë përmendur disa nga arsyet që kanë çuar në këtë rritje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Ekonomi
Kalo në kategori