LAJMI I FUNDIT:

Rusët në Gramsh, Peleshi: Qellim devijimi i vëmendjes nga një skenar tjetër

Rusët në Gramsh, Peleshi: Qellim devijimi i vëmendjes nga një skenar tjetër

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, këtë të hënë, duke dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e së shtunës ku dy rusë dhe një ukrainas u futën në uzinën e Gramshit dhe sulmuan dy ushtarë.

Peleshi u shpreh se kjo ngjarje duhet parë me kujdes pasi mund të ketë pasur synim edhe për të devijuar vëmendjen nga një tjetër skenar.


“Nuk është hera e parë që turistët kanë kuriozitet të fotografojnë zona të vjetra të ushtrisë. Ka disa nivele klasifikimi të bazave të ushtrisë. Padyshim, ato që janë të klasifikuara, nuk është e lehtë të depërtohet. Por kemi edhe shumë zona të tjera që mund të vizitohen me leje. Ky është rasti i tri uzinave tona. Ne nuk kemi sot industri ushtarake. Mund të ketë pasur synim për të devijuar vëmendjen nga një skenar tjetër. Çdo ngjarje duhet ta shohim edhe në mënyrë të tërthortë. Kemi Shërbimin Informativ të Shtetit, policinë dhe struktura të tjera që përpunojnë çdo informacion”, u shpreh Peleshi.

Rusët në uzinën e Gramshit, detaje të reja nga hetimet
Lexo po ashtu Rusët në uzinën e Gramshit, detaje të reja nga hetimet

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Çuçi tha se tree të huajt që u kapën pranë uzinës së Gramshit do të hetohen sipas fakteve dhe rrethanave për të ndarë nëse kemi të bëjmë me turistë të pasionuar pas objekteve të luftës së ftohtë apo kanë pasur qëllim ndarjen e informacioneve që kërkohen nga shërbimet e huaja.

Çuçi u shpreh se fakti që shtetasit e huaj kanë ushtruar dhunë ndaj personave përgjegjës që ruanin objektin ushtarak edhe pse i deklasifikuar si dhe pajisjet që kishin me vete i ka bërë ata objekt të hetimit nga Prokuroria e Elbasanit.

“Për Gramshin ka një hetim që ka nisur dhe ka një akuzë që nga Prokuroria Elbasan. Është një ngjarje që po hetojmë sipas fakteve dhe rrethanave, pavarësisht se objekti është i deklasifikuar për nga rrethana si kanë tentuar të hyjnë, pajisjet që kishin me vete dhe mbi të gjitha agresionin që kanë ushtruar këta janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit. Hetimi do të bëhet i plotë. Falënderojmë partnerët tanë që janë përgjigjur për të zbardhur në detaje historinë”, tha Çuçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori