LAJMI I FUNDIT:

Rusët në uzinën e Gramshit, detaje të reja nga hetimet

Rusët në uzinën e Gramshit, detaje të reja nga hetimet

Dy shtetasit rusë dhe një ukrainas të kapur në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh, do të hetohen për spiunazh nga prokuroria e Elbasanit.

Kjo e fundit, në bazë të materialeve të referuara nga policia, ka nisur procedimin penal ndaj tyre për akuzat e goditjes për shkak të detyrës, dhënia e informatave sekrete dhe sigurimi i informatave, vepra penale këto të kryera në bashkëpunim.


Përveç dinamikës së ngjarjes, brenda ambienteve të uzinës, ku një prej rusëve të arrestuar i hodhi spraj neuroparalizues dy efektivëve të forcave të armatosura që ruanin objektin ushtarak, policia ka gjetur në mjetin që lëviznin tre të dyshuarit edhe pajisje kompjuterike, dronë dhe aparate celulare, të cilët i janë nënshtruar ekzaminimeve.

Çfarë ka brenda uzina e Gramshit, studiuesi: Banorët kanë të drejtë të shqetësohen
Lexo po ashtu Çfarë ka brenda uzina e Gramshit, studiuesi: Banorët kanë të drejtë të shqetësohen

Shtetasit rusë janë pajisur me avokatë kryesisht. Në deklarimet e para, ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me spiunazhin, por se ishin blogerë në rrjetet sociale. Por reagimi i ashpër ndaj efektivëve të forcave të armatosura dhe pajisjet e gjetura në automjetin më te cilin udhëtonin, ka ngjallur dyshime se aktiviteti i blogerit mund të jetë mbulim për qëllime të tjera.

Ndërkohë, pritet që gjatë ditës së martë dy rusët dhe shtetasi ukrainas të dalin para gjykatës së Elbasanit për caktimin e masës së sigurisë. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori