LAJMI I FUNDIT:

Rusët kërkojnë shkarkimin e Zakharovës pasi i drejtoi një mesazh turpërues Vuçiqit

Rusët kërkojnë shkarkimin e Zakharovës pasi i drejtoi një mesazh turpërues Vuçiqit

Kosova dhe Serbia më 4 shtator kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Washington. E pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kishte reaguar edhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova kishte publikuar një mesazh turpërues pas vizitës së Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë.

“Nëse jeni ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia është ngritur për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më beso”, ka shkruar Zakharova në Facebook, përcjell Telegrafi.


Pas këtij mesazhi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se, me anë të këtij mesazhi, Zakharova ka treguar primitivizëm dhe se ai nuk do të merret me ta.

“Ka njerëz që thjesht urrejnë dhe po kërkojnë një mënyrë për t’ju thënë diçka. Ata gjithmonë flasin më së shumti për veten e tyre. Maria Zaharova gjithashtu flet më shumë për veten e saj. Primitivizmi dhe injoranca që ajo e ka treguar, fletë për të, e besa edhe për ata që e kanë e kanë emëruar [në këtë detyrë]. Unë nuk do t’i përgjigjem asaj”, kishte thënë Vuçiq.

Pas këtij skandali ndërmjet Rusisë dhe Serbisë, është iniciuar një peticion online që kërkon shkarkimin e Zakharovës nga kjo pozitë.

“Rusët kërkojnë shkarkimin e Maria Zakharovës pas një shkrimi skandaloz [në Facebook]. Një peticion drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse që kërkon dorëheqjen e shefes së informacionit në MPJ, Maria Zakharova është shfaqur në Change.org. Zakharovës i është kërkuar që të lë postin e saj ‘për mungesë profesionalizmi dhe shije politike’ për shkak të një shkrimi në Facebook, i cili shkaktoi një skandal midis Rusisë dhe Serbisë”, njofton në Facebook, drejtoresha e Qendrës për Studime Gjeostrategjike në Beograd, Dragana Trifkoviq.

Po ashtu, pas marrëveshjes kishin reaguar edhe ultranacionalistët pro-rus në Serbi.

Sipas tyre, kjo marrëveshje ia fut “gishtin në sy” Rusisë.

Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor 2019, presidenti Trump e emëroi Richard Grenellin si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori