LAJMI I FUNDIT:

Rusët ia mësyjnë Serbisë për t’u injektuar me vaksinat e COVID-19 të prodhuara nga Perëndimi

Rusët ia mësyjnë Serbisë për t’u injektuar me vaksinat e COVID-19 të prodhuara nga Perëndimi

Kur rregullatorët rusë miratuan vaksinën e vendit kundër coronavirusit, familja ruse Pavlov ishte në mesin e familjeve të tjera që nxitoi për t’u injektuar. Por autoritetet ndërkombëtare shëndetësore ende nuk e kanë miratuar vaksinën Sputnik V.

Kështu që kur familja nga qyteti Rostov-on-Don donte të vizitonte Perëndimin, ata kërkuan një vaksinë që do t’i lejonte ata të udhëtonin lirshëm – një kërkim që i solli ata në Serbi, ku qindra qytetarë rusë janë dyndur javëve të fundit për të marrë vaksinat kundër COVID-19 të miratuara nga Perëndimi, raporton AP News, transmeton Telegrafi.


Duke qenë se Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, është një zgjedhje e përshtatshme për rusët që i kërkojnë këto vaksina, pasi ata mund të hyjnë në Serbi pa viza dhe sepse iu ofron atyre një zgjedhjeje të gjerë të vaksinave të prodhuara nga Perëndimi.

Udhëtimet e organizuara për rusët janë rritur dhe ato mund të shihen në Beograd, si në hotele, restorante, bare dhe klinika të vaksinimit.

Vitaly-Pavlov

“Ne morëm vaksinën Pfizer sepse duam të udhëtojmë nëpër botë”, tha Nadezhda Pavlova, 54-vjeçare, pasi mori vaksinën fundjavën e kaluar në një qendër të gjerë vaksinimi në Beograd.

Burri i saj, Vitaly Pavlov, 55-vjeçar, tha se ai donte “që e gjithë bota të ishte e hapur për ta dhe jo vetëm disa vende”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori