LAJMI I FUNDIT:

Rusët dërgojnë vaksina false Sputnik V në Honduras

Rusët dërgojnë vaksina false Sputnik V në Honduras

Qeveria meksikane njoftoi sot se doganierët dhe ushtarët ndaluan dhe sekuestruan një dërgesë prej 5,775 dozash të vaksinës Sputnik V në aeroportin Campeche në Gadishullin e Jukatanit.

Prodhuesi i vaksinave, fondi rus RDIF, pretendon se këto janë vaksina të rreme, raporton abcnews.


Autoritetet meksikane deklarojnë se ngarkesa e vaksinave u sekuestrua para se të ngarkohej në një aeroplan privat.

Ai supozohet se do të shkonte drejt Hondurasit, si dhe se “zinxhiri i ftohtë” i transportit të vaksinës ishte ruajtur, ndërsa origjina e kësaj ngarkese po hetohet.

Nga ana tjetër, Fondi Rus për Investime Direkte (RDIF) në një deklaratë shprehu mirënjohje për qeverinë e Meksikës, doganat dhe forcat e saj të armatosura për “sekuestrimin e partisë së vaksinës së rremë ruse Sputnik V kundër coronavirusit”. /Telegrafi/