Karl-Heinz Rummenigge e ka konfirmuar rikthimin e Oliver Kahn te Bayern Munich.

Portieri legjendar i Bayernit dhe kombëtares gjermane do të jetë shefi i ri i klubit nga viti 2021.


Kahn do të zërë pikërisht vendin e Rummenigges te Bayerni pasi ky i fundit nuk do ta vazhdojë kontratën.

rummenigge

"Plani është Oli të më pasoj mua. Ai do të stërvitet nga unë. Ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm i Bavarisë, por edhe edukimin e ka të mbaruar për biznes. Bordi e ka dhënë dritën e gjelbër që ai të jetë pasuesi”.

“Oli është inteligjent dhe e njeh mirë klubin, kështu që ai është zgjedhja e duhur”, ka thënë Rummenigge.

kahn 1

Bayern Munich ka vite që udhëhiqet nga Uli Hoenes dhe Karl Heeinz Rummenigge.

Kahn si portier ka qëndruar për 14 vite te Bayerni, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app