LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Shqetësuese mungesa e fuqisë punëtore në këtë kohë

Rukiqi: Shqetësuese mungesa e fuqisë punëtore në këtë kohë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi thekson se të gjithë indikatorët tregojnë se gjendja e bizneseve është përmirësuar pas një viti ballafaqimi me pandeminë COVID-19.

Rukiqi gjatë prezantimit të indikatorëve matës me të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e parë të vitit 2021, ka thënë po ashtu se rreth 61 për qind e bizneseve kanë vlerësuar se situata e tyre binzesore në 6 muajt e ardhshëm do të përmirësohet.


Sipas Rukqiti shqetësuese mbetet konkurrenca jo lojolaje dhe mungesa e punëtorëve në këtë kohë.

“Ka vazhduar të jetë mungesa e porosive, pra ka pasur një kërkesë më të ulët për mallra dhe shërbime, mungesa e mjeteve financiare e bizneseve, shumë çështje kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me rrjedhën e parasë dhe ajo që mbetet vazhdimisht si çështje shqetësuese është konkurrenca jo lojale. Dua ta theksoj një çështje që është në rritje sidomos tash në sezonin e verës si problematikë te bizneset është mungesa e punëtorëve, do të thotë shumë kompani ankohen për mungesë të punëtorëve dhe nga një krizë e kërkesës shumë lehtë mund të kalojmë në një krizë të ofertës. Pra, një mos shfrytëzim të kapaciteteve të bizneseve për të ofruar atë çka munden më mirë me thënë edhe si pasojë e shumë mungesave që i kanë në staf në këta muajt e verës kur puna është shtuar dukshëm, puna është shtuar dukshëm edhe si rezultat i ardhjes së diasporës edhe si rrjedhojë e hapjes së ekonomisë dhe ne duhet si shoqëri ta trajtojmë këtë problem me shumë seriozitet në muajt dhe vitet në vijim, për shkak se mund të na bëhet një prej problemeve kryesore. Pra, jo vetëm në kuptim të mungesës së fuqisë punëtorë të kualifikuar, por edhe mungesës ë fuqisë punëtorë në numra”, theksoi Rukiqi.

Ai përmendi se në shtator pritet të shtohen aktivitetet në masë më të madhe nga OEK, ku pritet që në fund të shtatorit të mbahet edhe një panair me biznese, pas shumë kohe me pandemi. /KP/Telegrafi/