LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Rimëkëmbja ekonomike nuk arrihet me rritjen e skemave sociale

Rukiqi: Rimëkëmbja ekonomike nuk arrihet me rritjen e skemave sociale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas miratimit të masave për zbatimin e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqind e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00 €).

Rukiqi ka thënë se mjetet e ndara, nuk i plotësojnë nevojat për sektorin privat, transmeton Telegrafi.

“Mjetet e ndara për Rimëkëmbjen Ekonomike, as për së afërmi nuk i plotësojnë nevojat e sektorit privat. Rimëkëmbja Ekonomike, nuk arrihet me rritjen e skemave sociale. Në kategorinë e subvencionimit të pagave për biznese, janë të planifikuara vetëm 6.5 milionë euro”, thuhet në reagimin e Rukiqit në Facebook.

Po ashtu, Rukiqi gjatë një konference për media ka deklaruar se Qeveria duhet blerë vaksinat anti-Covid përmes një fondi tjetër të ndarë dhe jo nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Rimëkëmbja ekonomike - ndahen 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, rriten pensionet për tre muaj
Lexo po ashtu Rimëkëmbja ekonomike - ndahen 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, rriten pensionet për tre muaj

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një konference për media ka treguar se si do të zbatohet Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.

Hoti në një konferencë për media ka thënë se do të ndihmohen bizneset e vogla, do të ndihmohet sektori i gastronomisë, do të rriten pensionet, do të ndihmohen komunat e të tjera. /Telegrafi/