Mungesa e investimeve kapitale dhe joefikasiteti në ekzekutimin e investimeve kapitale të qeverisë po krijon probleme të mëdha në tërë ekonominë e vendi. Kështu vlerëson anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi.
Sipas ish-kreut të Odës Ekonomike të Kosovës, me këtë qasje të ekzekutivit nuk po ndikohet vetëm pjesa publike, por edhe pjesa e sektorit privat.
Rukiqi deklaron se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti nuk e ka as edhe një projekt të vetëm që të ketë ndikim në ekonominë e vendit.
“Efekti multiplikues i investimeve kapitale, në rritjen ekonomike të vendit, është më i madh sesa secili komponent tjetër, që e përbën rritjen ekonomike të vendit dhe me këtë qeveria po i kontribuon edhe asaj që na është shfaqur në raportet e institucioneve ndërkombëtare, sa i përket rritjes ekonomike. Kosova do ta ketë rritjen ekonomike më të ulët në periudhën e pasluftës, si pasojë e kësaj paaftësie të qeverisë për ta ekzekutuar së paku një projekt të rëndësishëm për ekonominë e vendit”, deklaron Rukiqi për KP.
“Nuk po flasim për një numër të madh të projekteve, por që së paku ta kemi një shembull të një projekti i cili ka ndikim në tërë ekonominë e vendit. Nuk kemi projekte të tilla, as në infrastrukturë, as në energji dhe as në përkrahje të biznesit, përkundrazi kemi një rritje të pakënaqësisë së bizneseve, me burokracinë në nivelin e qeverisë, gjë që ndikon më pas edhe në investimet private. Nuk po na bëhet problem vetëm në investimet publike por edhe në ato private”, shtoi ai.
Ai rikujtoi ekzekutivin se qytetarët dhe bizneset presin që kontributet e tyre t’ju kthehen me investime në projekte.
“Kjo nuk është politikë ekonomike, kjo është realisht ngufatje e ekonomisë, sidomos me këtë shkallë të ulët të investimeve kapitale. Mos të harrojmë që ato mjete janë të qytetarëve të vendit, të bizneseve dhe ata presin t’ju kthehen me politika të mira të qeverisë, përmes buxhetit dhe përmes projekteve. Ne këto projekte nuk po i shohim”, rikujton ai.
Sipas Rukiqit, paketat e shpërndara nga Qeveria e Kosovës, nuk kanë pasur asnjë efekt në ekonominë e vendit.
Anëtari i LDK-së theksoi se sektori privat është i dekurajuar nga qasja dhe neglizhenca e qeverisë në raport me sfidat, të cilat i kanë ata.
“Çdo ditë kemi sfida të reja dhe çdo ditë kemi rritje të neglizhencës së qeverisë, në raport me trajtimin se si i bëhet ekonomisë së vendit. Kemi shkallë të ulët të investimeve kapitale, nuk kemi asnjë projekt të rëndësishëm për ekonominë, nuk kemi investim në energji, gjë që është jetike edhe në raport me sfidat që kemi pasur dhe me sfidat që do t’i kemi në të ardhmen, nuk kemi investime të sektorit privat, të cilët janë të dekurajuar nga qasja dhe neglizhenca në raport me sfidat që i kanë ata, siç është edhe ikja e fuqisë punëtore, e kështu me radhë”, shtoi ai.
Komplet një pasivitet, një amatorizëm dhe një arrogancë, në raport edhe me atë së çfarë mund të ishte, diçka si alternativë në situata të tilla. E vetmja arsye e qeverisë, është një 450 milionë euro, të cilin e kanë shpërndarë në skema sociale, por pa asnjë efekt për ekonominë”, theksoi Rukiqi.
Duke u ndalur te inflacioni, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës tha se qytetarët nuk kanë pasur përkrahje nga ekzekutivi.
Ai shtoi se Qeveria e Kosovës nuk ka dëgjuar as rekomandimet, të cilat i kanë dhënë në vazhdimësi për të lehtësuar jetesën e qytetarëve të Kosovës.
“Qytetari i vendit nuk e ka pasur një përkrahje apo një qasje të qeverisë, në zvogëlimin e rëndesës që kanë qytetarët, për ta përballuar koston e jetesës. Ka mjaft shembuj, duke filluar nga ajo që nuk është dëgjuar asnjë rekomandim, edhe sa i përket koeficientit të pagave në sektorin publik, në anën tjetër nuk është dëgjuar asnjë rekomandim sa i përket politikave të ndryshme, si: ulja e TVSH-së, reduktimi i akcizës për një periudhë të caktuar për produktet esenciale, siç është nafta e të tjerë, që më pas kanë pasur një ndikim në koston e jetesës”, përfundoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara