LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave shpenzon vetëm 2 për qind të buxhetit për investime kapitale, ajo e Komuniteteve më e suksesshmja me 98 për qind

Ministria e Financave shpenzon vetëm 2 për qind të buxhetit për investime kapitale, ajo e Komuniteteve më e suksesshmja me 98 për qind

Ministria e Financave ka shpenzuar vetëm 2 për qind të buxhetit për investimet kapitale, derisa më e suksesshmja ka dal të jetë ajo e Komuniteteve, e cila ka harxhuar 98 për qind.

Reklama

Sipas të dhënave të Institutit GAP, gjatë vitit 2022, ministria që drejtohet nga Hekuran Murati është ajo që ka realizuar më pak nga investimet e parapara në buxhet.

Pas MFPT-së, vjen ajo e Industrisë me 16 për qind, derisa Ministria e Ekonomisë ka realizuar vetëm 38 për qind të investimeve.

Më së miri qëndron Ministria e Komuniteteve me 98 për qind të realizimit të investimeve dhe ajo e Mbrojtjes me 96 për qind të buxhetit të shpenzuar.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht është kritikuar për mosrealizimin e projekteve të investimeve kapitale, ku sipas opozitës dhe njohësve të ekonomisë, realizimi i tyre është në nivele të ulëta.

Qeveria hesht për nivelin e ulët të shpenzimeve për investime kapitale
Lexo po ashtu Qeveria hesht për nivelin e ulët të shpenzimeve për investime kapitale

Në bazë të Raportit Financiar të Thesarit të Kosovës, investimet kapitale në periudhën gjashtëmujore të 2022-së ishin vetëm 9 për qind, më e ulëta në dhjetë vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapet Thirrja Publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, qytetarët mund të aplikojnë deri më 22 nëntor

Hapet Thirrja Publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, qytetarët mund të aplikojnë deri më 22 nëntor

Ekonomi
Në cilat vende Kosova eksporton më së shumti, e nga kush importojmë?

Në cilat vende Kosova eksporton më së shumti, e nga kush importojmë?

Ekonomi
Subvencione nga qeveria për pompat termike - zgjidhni ECOTEK për ngrohjen e shtëpisë tuaj

Subvencione nga qeveria për pompat termike - zgjidhni ECOTEK për ngrohjen e shtëpisë tuaj

ECO TEK
Ujë Kllokoti i bashkohet familjes RUGOVE

Ujë Kllokoti i bashkohet familjes RUGOVE

Korporata Rugove
Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

Ekonomi
40% subvencion nga qeveria për çdo qytetar që kursen rrymë

40% subvencion nga qeveria për çdo qytetar që kursen rrymë

ACN Midea
Kalo në kategori