LAJMI I FUNDIT:

Rugova: Vetëm në 2017 mbi 300 mijë euro janë investuar nga KEDS në qendër të Istogut

Rugova: Vetëm në 2017 mbi 300 mijë euro janë investuar nga KEDS në qendër të Istogut

Me investimet që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS po shtrinë në tërë Kosovën në funksion të përmirësimit, rritjes së kualitetit dhe rënies së humbjeve në energji, është i kënaqur edhe kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova.

Rugova potencon bashkëpunimin në ndër vite në mes të komunës që ai drejton dhe KEDS-it.

“Komuna e Istogut ka një bashkëpunim shumë të mirë me KEDS-in, ku vazhdimisht mbajmë takime me përfaqësues të lartë të KEDS-it nga Prishtina, si dhe me përfaqësues tjerë të cilët janë në zyret e KEDS-it në Istog, ku komunikohet për çdo kërkesë, vërejtje apo edhe sugjerime si nga ana e komunës ashtu edhe nga ankesat e qytetarëve të cilat analizohen gjithmonë nga KEDS-i si dhe Komuna. Ne si komunë jemi shumë të kënaqur me shërbimet e ofruar nga KEDS-i e sidomos në vitet e fundit që është duke investuar në renovimi e rrjetit ekzistues”, deklaron Haki Rugova.

Zëdhënësi i KEDS-it, ViktorBuzhala deklaroi që KEDS është fokusuar në investimet në Istog, e posaçërisht shtrimin e rrjetit nëntokësor për shkak që në Istog ka erëra të forta.

“KEDS është i fokusuar me investime në tërë territorin e vendit. Por, secila komunë ka specifikat e veta. Komuna e Istogut vazhdimisht ballafaqohet me erëra të forta, të cilat shkaktojnë jo pak probleme në rrjetin elektrik. Për këtë arsye, ne po e shtrijmë rrjetin nëntokësor në qendër të qytetit në mënyrë që të eliminohen problemet nga faktorët atmosferikë”, tha Buzhala.

Kreu i Istogut, Haki Rugova më tej flet me shifra, për një nga investimet që Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS i ka sjellë kësaj komune.

“Komuna e Istogut vitin e kaluar pra në (2017) së bashku me KEDS-in kanë realizuar një marrëveshje bashkëpunimi për projektin ‘’Ndërtimi i rrjetit nëntokësor në qendër të qytetit 10 dhe 30 KËL’’, në vlerë prej 300,000.00 euro, e i cili projekt do të vazhdoj edhe këtë vit, si dhe instalimi i disa trafo-stacioneve të reja në disa fshatra të komunës së Istogut, si dhe vazhdimi i renovimit të rrjetave të vjetër si dhe dislokimi i shtyllave të tensionit të ulët dhe të lartë. Kjo është për çdo mirënjohje”, shprehet numri një i Istogut.

Rugova pohon se edhe projekte të tjera në vazhdimësi do të ndodhin gjatë këtij viti nga ana e KEDS-it në këtë komunë. Kryetari i Istogut, kujton specifikat atmosferike që ka Istogu, që njihet edhe si rajon me erëra të forta, për çka thotë se KEDS-i këtë fakt e ka parasysh edhe me projektet që i sjellë.

“Komuna e Istogut është në bashkëpunim të ngushtë me KEDS-in, gjithashtu duke e pasur parasysh edhe fatkeqësitë natyrore për të cilat është edhe e njohur komuna e Istogut për erëra të forta, ku ekipet e KEDS-it kanë intervenuar shumë shpejtë dhe së bashku me organet komunale u kanë dalur në ndihmë të qytetarëve”, përfundon kryetari i Istogut,Haki Rugova. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori