LAJMI I FUNDIT:

Rugova: Tentuan ta përçajnë LDK-në

Rugova: Tentuan ta përçajnë LDK-në

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka vlerësuar se ata që e kritikuan LDK-në për votën për presidentin e ri kanë pasur qëllim përçarjen e këtij subjekti politik.

Ai i ka paralajmëruar kritikët se në fund do të zhgënjehen, ngaqë LDK-ja është subjekt i fortë dhe do të qëndrojë në skenën politike çdoherë.


Rugova në një intervistë për ‘Epokën e re’, ka thënë se vota e LDK-së për Hashim Thaçin president ka qenë votë për ruajtjen e institucioneve shtetërore. /Telegrafi/