LAJMI I FUNDIT:

Rugova i reagon Mjekiqit: Përgjigjiet për rënien e LDK-së duhet kërkuar tek tre nënkryetarët aktual

Rugova i reagon Mjekiqit: Përgjigjiet për rënien e LDK-së duhet kërkuar tek tre nënkryetarët aktual

Ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Naser Rugova ka ironizuar me nënkryetaren e partisë së tij, Shqipe Mjekiqi e cila ka thënë se rënia e partisë ka ndodhur që kur kanë nisur koalicionet joparimore.

Rugova ka thënë se këtë gjë e ka thënë ndërvite, dhe se nuk është diçka e re e zbuluar nga Mjekiqi.


Sipas tij, Mjekiqi përgjigjet duhet t’i kërkojë te tre nënkryetarët dhe te sekretari i pergjithshem, njerëzit më të fuqishëm të partisë përgjatë dekadës së fundit.

Ndërkaq, nënkryetarja aktuale e LDK-së ka thënë për EO se qëndrimi në koalicionet e mëhershme nuk i kanë dhënë kohë dhe hapësirë Lidhjes Demokratike të Kosovës që të reflektojë për problemet e brendshme.

“Gjithashtu në disa raste kemi qenë pjesë e koalicioneve të ndryshme qeveritare pa qenë partia e parë në pushtet. Për shkak të sistemit zgjedhor që ka Kosova çdoherë me përjashtime kërkohet që qeveria të jetë e koalicioneve, por qëndrimi në koalicionet e mëhershme nuk i kanë dhënë kohë dhe hapësirë Lidhjes Demokratike që të reflektojë për këto probleme të ndryshme të brendshme që i ka pasur përfshi edhe komunikimin, sepse ndoshta nuk e ka parë të nevojshme. Ndërkaq tani kur jemi në opozitë kemi më tepër kohë për të reflektuar, analizuar cilat kanë qenë problemet tjera sepse ka edhe të tjera dhe për ta rikthyer LDK-në në një afat të gjatë por me shumë vendosshmëri”, ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Kritika ndaj kryesisë së re të LDK-së Rugova ka pasur që nga fillimi i saj.

Pas zgjedhjeve të brendshme të mbajtura të 14 marsit, në të cilat Lumir Abdixhiku u shpall kryetar i partisë, Rugova pati hedhur akuza, duke e konsideruar “reciklim të partisë Ora”.

“Kryesi më të dobët, LDK nuk ka pasur kurrë. Reciklim i partisë ORA, distancim nga Presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it”, pati shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori