LAJMI I FUNDIT:

Rugova, pjesë e Rezolutës për gratë, paqen dhe sigurinë

Rugova, pjesë e Rezolutës për gratë, paqen dhe sigurinë

Ambasadorja Marriwt Schuurman, përfaqësuese Speciale e NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka ftuar Igballe Rogovën, drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, për të qenë anëtare e Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile i NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili është krijuar rishtazi.

Në një njoftim për media thuhet se ky panel ka si synim “të përfshihet në një dialog më sistematik dhe të rregullt me shoqërinë civile në fushën e Grave, Paqes dhe Sigurisë”, në mënyrë që NATO “të ketë mundësinë të përfitojë nga ekspertiza e vlefshme dhe njohuritë që shumë organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë individual kanë zhvilluar në këtë fushë”, tha Ambasadorja Schuurman në letrën e saj.


“Përmes kontributit dhe rekomandimeve nga shoqëria civile, ne shpresojmë të rrisim zbatimin e Politikës mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të cilën 28 Aleatët dhe 27 partneret e NATO-s e kanë adoptuar në vitin 2014. Prandaj, ne dëshirojmë të forcojmë kontributin e NATO-s tek komuniteti ndërkombëtarë për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit dhe rezoluta të ngjajshme të adoptuara nga Këshilli i Sigurimit”, thuhej më tutje në letër.

Më tej në njoftim thuhet se përzgjedhja e Rogovës është bazuar në rekomandimet e marra nga kombet dhe organizatat ndërkombëtare.

“Paneli Këshillues i Shoqërisë Civile përbëhet nga dy grupe, Grupi Kryesor i personave të shoqërisë civile që marrin pjesë personalisht dhe Grupi i OJQ-ve ku secila përzgjedh një person për të përfaqësuar atë OJQ në Panel. Rogova do të jetë anëtare e Grupit Kryesor. Takimi i parë vjetor planifikohet të mbahet në mes të muajit Tetor, 2016”, thuhet më tej në njoftim.

“E adoptuar me 31 Tetor në vitin 2000, RKSOKB 1325 thekson rolin e rëndësishëm që gratë kanë në parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit, shpërndarjen e ndihmës humanitare, ndërtimin e paqes, bisedimet për paqen, ruajtjen e paqes, dhe në pajtimin gjatë kohës së pas konfliktit. Duke marrë parasysh këtë, rezoluta cekë rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë të grave në proceset lidhur me paqen dhe sigurinë, si dhe inkurajon të gjithë akterët që të sigurojnë pjesëmarrjen e grave. Kjo Rezolutë gjithashtu nxitë të gjithë akterët e përfshirë në vendet në konflikt të mbrojnë gratë dhe vajzat nga dhuna në baza gjinore, përfshirë dhunimin dhe dhunën seksuale”, vazhdon njoftimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori