Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Haki Rugova nuk e sheh të nevojshme që kjo komunë të shkojë në rivotim, por ka kërkuar që të anulohet të gjitha votat me postë.
Ai ka thënë se këto vota janë manipuluar tërësisht nga qarqe mafioze dhe një gjë e tillë, sipas tij, është edhe krim shtetëror.
Numërimi i të gjitha votave me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, e sidomos votat me postë, kanë përmbysur rezultatin e balotazhit për kryetar të Komunës së Istogut, ku udhëhiqte kryetari aktual i kësaj komune, Haki Rugova, me 671 vota para kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj.
Nga numërimi i votave të dhëna jashtë vendvotimeve, Dreshaj del të ketë marrë 1 mijë e 475 vota, ndërsa Haki Rugova vetëm 133, që e nxjerr Dreshajn para Rugovës me 671 vota.
Por, Rugova të shtunën për lajmi.net ka thënë se një rezultat të tillë nuk do ta pranojnë, pasi sipas tij, votat me postë janë të manipuluara.
“Janë manipuluar në mënyrë të vrazhdë votat me postë të cilat kanë ardhur krejtësisht të manipuluara nga Mali i Zi, Sllovenia dhe Austria. Ka mjaftë argumente, ka deklarata që kanë dhënë njerëzit që dikush ka votuar në emër të tyre, kanë ardhur vota në paket të cilat janë manipuluar nga qarqe mafioze dhe unë e shoh edhe si krim shtetëror”, ka thënë Rugova për lajmi.net.
Rugova i cili në zgjedhjet e 22 tetorit ka kandiduar për mandatit e tretë të kryetarit të Istogut thotë se ai është fituesi i zgjedhjeve edhe në raundin e dytë të mbajtur më 19 nëntor, ndërsa shtonë se qytetarët e kësaj komune nuk kanë nevojë të dalin edhe një herë në zgjedhje, por duhet të anulohet votat me postë dhe rezultati të mbetet ai çfarë ishte, sipas të cilave ai do të ishte fitues.
“Ne i kontestojmë votat me postë dhe e shoh të paarsyeshme të shkohet në rivotim të tërësishëm, duhet të anulohet votat nga jashtë dhe rezultati të jetë ai që ishte”.
“Përmbysjet e rezultatit janë bërë nga votat e manipuluar dhe si të tilla unë dhe LDK nuk do t’i pranojmë”, është shprehur ai.
Në garën e 19 nëntorit Haki Rugova sipas votave të rregullta kishte marrë 671 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj. Por, pas numërimit të rezultateve me kusht, personave me nevoja të veçanta e sidomos atyre me postë, rezultati ka ndryshuar, duke bërë që Dreshaj i AAK-së të dalë fitues në Istog.
Rezultatin në Istog pas numërimit të këtyre votave nuk e ka pranuar as kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka thënë se ka pasur manipulime të votave më postë.
Ndërsa, AAK ka bërë thirrje që ky rezultat të pranohet edhe nga LDK, duke akuzuar atë se kur ajo doli partia e parë më 22 tetor nuk i kishte kundërshtuar votat me postë./Lajmi.net/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur