LAJMI I FUNDIT:

Rugova: Ka tendenca për imponim të kryetarit, riciklimi do ta dëmtojë LDK-në

Rugova: Ka tendenca për imponim të kryetarit, riciklimi do ta dëmtojë LDK-në

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova i ka kërkuar lidershipit në dorëheqje të partisë të qëndrojnë jashtë procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe strukturave të reja. Pasi, sipas tij, ka tendenca që të njëjtit ta imponojnë një kryetar të ri duke improvizuar ose ricikluar figura që i sollën LDK-së humbjen më të thellë zgjedhore.

Rugova thotë se gjëra të tilla vetëm do ta dëmtojnë edhe më shumë LDK-në, e sidomos në zgjedhjet lokale.


“Ky lidership, sipas meje, duhet të qëndrojë komplet anash për shkak të debaklit zgjedhor që e ka pësuar LDK-ja nën udhëheqjen e këtij lidershipi. Ata nuk duhet t’i fusin duart në zgjedhjen dhe lidershipit (të ri) të partisë. Po vërehen tendenca që këta të imponojnë, po konsideroj se këta po duan ta thirrin Kuvendin e Jashtëzakonshëm dhe zgjedhor pa një analizë dhe elaborim të shkaktarëve. Këta munden edhe ta bëjnë një kozmetikë të tillë, por si mund të reformojnë partinë dhe të ecin tutje ky lidership që e solli partinë në këtë gjendje dhe këtë shkallë. Çdo improvizim dhe tentim për riciklim të figurave që janë pjesë e kësaj fiasko zgjedhore, frikësohem që do ta dëmtojë LDK-në. Ideja që të mbahen zgjedhjet tani, ani në një limit kohor prej 60 ditëve, 30 ditë për nëndegë, 15 ditë për degë dhe 15 ditë për Kuvendin zgjedhor na jep një komoditet të hapin debatin dhe besimin tonë t’ia kthejmë anëtarësisë”, thotë ai.

Ai thotë se thirrja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm pa një analizë dhe pa një kërkim falje Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtarësisë është qasje e gabueshme.

“Këta po tentojnë të thërrasin mbase në dhjetëditëshin e parë të marsit një Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor, pa një analizë, pa një raportim, pa një kërkim falje. Ky lidership duhet t’i kërkojë falje atij kuvendi që e ka zgjedhur, duhet t’i kërkojë falje Këshillit të Përgjithshëm që e ka mandatuar këtë kryesi dhe duhet t’i kërkojë falje anëtarësisë së LDK-së. Pa një reformë dhe pa zgjedhje nga baza, rifreskim dhe rikonfigurim substancial me emra kompetentë dhe liderë që reflekton unitet, frikësohem se në zgjedhjet lokale LDK-ja do të dëmtohet edhe më shumë”, thotë Rugova për kp.

Lidhur me kandidaturat e mundshme për kryetar të LDK-së, Rugova thotë se që të gjithë emrat që po përmenden janë pjesë e kryesisë që e kanë sjell partinë në këtë gjendje.

“Që të gjithë, disa janë nënkryetar të Isa Mustafës, disa janë anëtarë të kryesisë dhe janë pjesë e atij 31-shit të partisë që e kanë sjellë partinë në këtë gjendje. Me, apo mosveprimin e tyre, sepse mosveprimi i atyre që u potencua thjesht na ka ndëshkuar. Prandaj zotëri Quni është njëri nga ata që ka folur publikisht se do të kandidojë, tash do të shohim kandidaturat zyrtare dhe unë si delegat do të them fjalën time për secilin, por atje ku është vendi në Kuvendi të LDK-së”, deklaron ai.

Krahas këtyre, Rugova bëri thirrje për hapje të LDK-së karshi kuadrove të reja.

“Tani besoj që LDK-ja duhet të hapet, duhet të reflektojë, duhet të krijojë kondita për të gjithë njerëzit që kanë peshë politike, profesionale dhe donë filozofinë politike të LDK-së. T’iu hapim dyert të unifikohemi”, thotë ai.

Lidhja Demokratike Kosovës pritet të mbajë Kuvendin Zgjedhor të partisë më 14 mars për zgjedhjen e kryetarit dhe strukturave të reja.

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori