LAJMI I FUNDIT:

Rugova e quan Abdixhikun egoist dhe narcisoid

Rugova e quan Abdixhikun egoist dhe narcisoid

Ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar pas deklratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku se është qëndrim i kryesisë së kësaj partie që të votohet Vjosa Osmani për presidente të vendit.

Rugova, përmes një postimi në Facebook, i ka sugjeruar Abdixhikut që para se të mendoj për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet


“Në politikë ka dy lloj udhëheqësish: Egoist e narcisoid që shpërndan diktate në kërkim të nënshtrimit dhe vizionar e frymëzues që udhëheq nëpërmjet bashkëpunimit”, ka shkruar Rugova.

“Para se të mendoj për hallin e Vjosës që patjetër të bëhet Presidente, Lumiri ynë duhet të mendojë për të mirën e shtëpisë së vet”.

“Mos i shkel deputetët! Bashkëpunim Lumir, nuk ka rrugë tjetër!”, ka shkruar ai.

Rugova duket se ka ndërruar qëndrim lidhur me votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit Rugova kishte thënë se garda e vjetër duhet të largohet nga LDK-ja dhe kjo partia duhet ta bëj kuorumin për zgjedhjen e Osmanit presidente, pavarësisht që sipas tij, në demagogjinë e saj nuk ka pikë sinqeriteti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori