LAJMI I FUNDIT:

Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus

Rudina Xhunga largohet nga Vizion Plus

Duket se viti 2018, përpos ndryshimeve në politikë do të ketë edhe zhvillime të mëdha në fushën e medias.

Kështu pas largimit të Sokol Ballës nga Top Channel dhe zëvendësimit të tij me Ylli Rakipin, vjen edhe largimi i Rudina Xhungës nga Vizion Plus.
Xhunga, ishte autore dhe moderatore e emisionit “Dritare” në Vizion Plus, por do të largohet nga ky televizion ku punoi për më shumë se 2 vite.


Nuk dihet nëse ardhja e Sokol Ballës në Vizion Plus ka ndikuar në largimin e saj, pasi ky televizion do të bëhej me tre emisione politike, “Dritare” e Rudina Xhungës, “Kapital” Aleksander Furxhi dhe Real Stroy e Ballës. Ndërkohë vetë gazetarja ka preferuar të flasë në një kohë tjetër për arsyet e mbylljes së emisionit Dritare nga Vizion Plus. /Telegrafi/