LAJMI I FUNDIT:

Ruçi: Pa SHBA-të dhe BE-në në dialog, është e rrezikshme për Kosovën

Ruçi: Pa SHBA-të dhe BE-në në dialog, është e rrezikshme për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi pas takimit me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ka thënë se Shqipëria vlerëson dakordimin për takimin e parë të kryeministrit Albin Kurti me presidentin Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Ruçi shtoi se rezultati përfundimtar i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë.


“Rezultati përfundimtar duhet të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore që përfundon me njohjen e të dy vendeve. Është inkurajuese mbështetja e plotë nga administrata amerikane dhe vetë presidenti Biden në këtë proces. Është premtues fakti që si SHBA dhe BE nuk kanë dallim qëndrimesh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, këtë e dëshmoi edhe vizita e përbashkët e Palmer dhe Lajçak në Kosovë”, tha Ruçi.

Konjufca: Na duhet koordinim i thellë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga marrëveshja finale me Serbinë
Lexo po ashtu Konjufca: Na duhet koordinim i thellë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga marrëveshja finale me Serbinë

Ruçi theksoi se Kosova i ka të gjitha arsyet dhe mundësitë që të jetë një partner më i besueshëm se Serbia në raport me partnerët tanë strategjik.

“Pa SHBA-të dhe BE-në në këtë proces gjithçka është më e rrezikshme dhe e vështirë për Kosovën”, u shpreh kryeparlamentari Ruçi.

Duke folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ruçi theksoi se Shqipëria vlerëson shumë qëndrimin dinjitoz të ish-drejtuesve të institucioneve dhe ish-drejtuesve të UÇK-së dhe gatishmërinë për t’i dalë ballë drejtësisë dhe për të zbardhur të vërtetën e luftës së madhe për shpëtimin e popullit nga krimet dhe gjenocidi serb.

“Vlerësojmë qëndrimin e Qeverisë, Kuvendit, Presidencës për maturinë, qetësinë në këtë aspekt. Serbia është ajo që ka kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit, që ka fshehur kriminel dhe sot përpiqet ti mbrojë kriminelët e vetë që i ka fshehur”, tha Ruçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori