Rubla ruse ra në vlerën 74 kundrejt dollarit. Gjithashtu ranë edhe bonot e thesarit pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se homologu i tij rus Vladimit Putin do të “paguajë çmimin” e përpjekjeve për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-së. Tregu rus po ndikohet prej muajsh nga rreziku i sanksioneve të reja ndaj Moskës, dhe komentet e fundit i forcuan shqetësimet për ndëshkime të reja.
Kjo valutë ra me 1.4 për qind në vlerën 73.90 në këmbim të një dollari amerikan, ndërsa pak më parë kishte arritur vlerën 74, në dallim nga 72.53 që arriti të martën, pika më e fortë kjo për gati shtatë muajt e fundit.
Përkundër euros, rubla u dobësua me 1.4 për qind në vlerën 87.97, duke iu larguar kështu vlerës së mëparshme prej 86.5150, më e forta që nga muaji gusht.
Shitja e rublës u intensifikua pasi presidenti Biden u citua nga kanali ABC News të ketë thënë se, Putini do të vuajë pasojat për drejtimin e përpjekjeve për t’i dhënë fitoren në zgjedhjet amerikane ish-presidentit Donald Trump.
Ndikimi gjeopolitik tek rubla mbetet domethënës. Kursi i rublës ishte rreth 61 për një dollar në fillimin e vitit 2020, kur çmimet e karburantit ishin për herë të fundit pranë çmimit të tanishëm, 68 dollarë për fuçi.
“Do të ketë më shumë sanksione; kjo është e qartë. Pyetja është sa të ashpra?”, tha Peter Kisler i kompanisë North Asset Management, shkruan VoA.
Ai tha se Washingtoni mund të vendosë sanksione kundër blerjes së bonove të thesarit OFZ në rubla nga bankat amerikane, drejtpërdrejt nga ministria ruse e financave.
“Do të ishte e mjaftueshme për një rënie të mirë të rublës”, shtoi ai, duke parashikuar se banka qendrore ruse do të ndërhynte për të stabilizuar monedhën nëse do të ishte e nevojshme.
Ministri rus i Financave, Anton Siluanov tha se do të ishte për të ardhur keq nëse të huajt ndalonin së bleri borxhin e Rusisë, por Moska do të gjente mënyra për të financuar kostot e saj.
Fitimet në bonot 10-vjeçare OFZ të Rusisë, të cilat zhvendosen në të kundërtën e çmimeve të tyre, u rritën në 6.9 për qind, niveli më i lartë që nga prilli 2020, me pritshmërinë tashmë se banka qendrore së shpejti do të fillojë rritjen e normave të interesit.
Një anketim i agjencisë së lajmeve Reuters këtë javë tregoi se banka qendrore pritej ta mbante normën bazë në 4.25 për qind të premten. Por disa analistë, përfshirë huadhënësin më të madh rus Sberbank, tani presin një rritje të normës këtë javë.
Indekset e aksioneve ruse gjithashtu vazhduan të pësojnë humbje pas komenteve të presidentit Biden. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë

Premiera e Transformers: Rise of the Beasts në CineStar Megaplex mblodhi një numër të madh të njerëzve!

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Propozohen pesë kandidatë për anëtarë të Bordit në Trust

AUV heq dilemat, domatet nga Shqipëria brenda parametrave të lejuar për konsum

Promobi fiton vëmendjen ndërkombëtare në Imm Cologne me dizajnet e saj të jashtëzakonshme të mobiljeve

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?