Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka nisur udhëtimin e tij të parë zyrtar jashtë vendit me një ndalesë në Panama, një aleat i vjetër i SHBA-së i tronditur nga kërcënimi i jashtëzakonshëm i presidentit Donald Trump, për të marrë Kanalin e Panamasë.
Duke nisur turneun e tij në pesë vende të rajonit, Rubio pritet të vizitojë rrugën strategjike ujore të Panamasë dhe të takohet me presidentin Jose Raul Mulino të dielën, transmeton Telegrafi.
“Nuk është rastësi që udhëtimi im i parë jashtë vendit si Sekretar i Shtetit do të më mbajë në hemisferë”, shkroi ai në një kolumne të Wall Street Journal të premten.
Kanali është një lidhje thelbësore midis oqeaneve dhe brigjeve të Atlantikut dhe Paqësorit, me 40 për qind të trafikut të kontejnerëve amerikanë që kalon përmes tij.
Trump ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e forcës ushtarake për të marrë Kanalin e Panamasë, të cilin SHBA-ja e dorëzoi në fund të vitit 1999, duke thënë se Kina ka ushtruar shumë kontroll përmes investimeve të saj në portet përreth.
Në fjalimin e tij inaugurues muajin e kaluar, Trump tha se SHBA do ta “marrë atë” dhe refuzoi të tërhiqet të premten.
“Ata tashmë kanë ofruar të bëjnë shumë gjëra”, tha Trump për Panamanë, “por ne mendojmë se është e përshtatshme që ta kthejmë atë”.
Ai pretendoi se Panamaja po hiqte tabelat në gjuhën kineze, për të mbuluar se si “ata kanë shkelur plotësisht marrëveshjen” për kanalin.
“Marco Rubio do të shkojë të flasë me zotërinë që është në krye”, u tha Trump gazetarëve.
Misioni i Rubios vjen gjithashtu pas tarifave të vendosura nga Trump ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, dhe ngrirjes së pothuajse të gjithë ndihmës së jashtme amerikane – lëvizje që sinjalizojnë një politikë të jashtme shumë më agresive.
Presidenti i Panamasë, Mulino ka përjashtuar mundësinë e negociatave me SHBA-në për pronësinë e kanalit.
Ai tha se shpreson se vizita e Rubios do të fokusohet në interesa të përbashkëta, si migrimi dhe lufta kundër trafikut të drogës.
“Është e pamundur, nuk mund të negocioj. Kanali i përket Panamasë”, tha Mulino të enjten.
Megjithatë Rubio tha se do ta bënte të qartë qëllimin e Trump. Në një intervistë të enjten me prezantuesen e SiriusXM, Megyn Kelly, ai tha se dëshira e Trump nxitet nga interesat legjitime të sigurisë kombëtare që rrjedhin nga shqetësimet në rritje për aktivitetin dhe ndikimin kinez në Amerikën Latine.
“Ne do ta trajtojmë këtë temë. Presidenti ka qenë mjaft i qartë se dëshiron të administrojë sërish kanalin. Natyrisht, panamezët nuk janë tifozë të mëdhenj të kësaj ideje. Ky mesazh është sjellë shumë qartë”, tha Rubio.
Pavarësisht refuzimit të Mulino për çdo negociatë, disa besojnë se Panamaja mund të jetë e hapur për një kompromis sipas të cilit operacionet e kanalit nga të dyja anët i hiqen kompanisë Hutchison Ports me bazë në Hong Kong.
Ajo që është e paqartë është nëse Trump do të pranonte transferimin e koncesionit tek një firmë amerikane apo evropiane si përmbushje e kërkesave të tij, të cilat duket se mbulojnë më shumë sesa thjesht operacione.
“Në disa mënyra, Trump po shtyn një derë të hapur”, tha Ryan Berg, drejtor i programit të Amerikës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një institut me bazë në Uashington, DC.
“Por kjo do të varet nga mënyra se si përcaktohen vijat e tij të kuqe. Ka pasur shumë retorikë të rëndë dhe do t’i takon Rubios ta sqarojë atë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi