Shtetet e Bashkuara i kanë bërë të qarta aleatëve të tyre evropianë se nuk do të ketë garanci sigurie për Ukrainën deri sa të arrihet një marrëveshje paqeje.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e tha këtë gjatë bisedimeve me përfaqësues të BE-së, sipas dy burimeve të Politico-s që njihnin diskutimet.


Ata thonë se Uashingtoni po thekson prioritetin e planit të tij për paqen. Rubio u tha partnerëve se Donald Trump do të trajtojë garancitë afatgjata të sigurisë më vonë - ato që synojnë të “sigurojnë një ndjenjë sigurie” për Kievin.

Një diplomat tjetër evropian tha se Rubio e përmendi çështjen e garancive në takimin e Gjenevës më 23 nëntor, por nuk zgjati më tej mbi të - as në thirrjen e tij të mëvonshme me përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.

Sipas Politico-s, sekretari i shtetit gjithashtu renditi disa çështje që duhet të zgjidhen pas arritjes së një marrëveshjeje - zyrtarët evropianë besojnë se ai nënkuptonte “integritetin territorial” të Ukrainës dhe asetet e ngrira të Rusisë.

Ndryshe, Ukraina raportohet se ka arritur të ndryshojë planin e paqes të prozozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili tani përbën 19 pikë nga 28 sa kishte më parë. /Telegrafi/