LAJMI I FUNDIT:

Ruani orkidenë kur rrënja fillon të kalbet: Katër këshilla praktike për kujdes të suksesshëm

Ruani orkidenë kur rrënja fillon të kalbet: Katër këshilla praktike për kujdes të suksesshëm
getty images

Orkideja mund të jetë një punë shumë sfiduese, veçanërisht kur nuk merreni me të profesionalisht

Një nga problemet që shfaqet kur kujdeseni për orkide është kalbja e rrënjëve, sepse kjo është një nga pjesët më të ndjeshme të kësaj luleje.


Nëse rrënja duket e errët dhe e zbehtë, ka të ngjarë që ajo të ketë filluar të kalbet. Por, që e gjithë lulja të mos prishet, zbatoni këto këshilla dhe shpëtojeni orkidenë, transmeton Telegrafi.

Hapi i 1-rë

Para së gjithash, hiqni lulen nga “dheu i infektuar”. Shkundni të gjithë dheun, si nga vazoja ashtu edhe nga zgavrat midis rrënjëve.

Patjetër përdorni doreza dhe vegla të dezinfektuara për të parandaluar përhapjen e baktereve në pjesë të tjera të lules. Hiqeni dheun me shkopinj druri, nëse nuk bie vetë.

Hapi i 2-të

Përdorni gërshërë për të prerë pjesët e zeza ose të zbutura të rrënjëve dhe pastroni pjesën tjetër të rrënjëve me ndonjë fungicid, në mënyrë që të “vrisni” çdo mbetje myku ose baktere.

Kujdesuni se ku hidhni dheun e infektuar dhe rrënjët e kalbura, në mënyrë që të mos dëmtoni bimë të tjera në vazo, kopshte apo oborre.

Hapi i 3-të

Më pas vendoseni orkidenë në një gazetë dhe shtypni lehtë rrënjën me një peshqir për ta tharë sa më shumë. Lëreni orkidenë për 12 deri në 24 orë, në mënyrë që rrënja të thahet.

Hapi i 4-të

Dezinfektojeni vazon. Sot mund të gjeni edhe dhé të dedikuar për orkide, por edhe ajo për çdo lloj tjetër do të jetë mjaft e mjaftueshme.

Si të parandaloni kalbjen e rrënjëve

Kalbja e rrënjëve të orkidesë në shumicën e rasteve ndodh për shkak të ujitjes së tepërt. Nëse e lini këtë lule të njomet për një kohë të gjatë, mund të jetë problem.

Gjithashtu, përdorimi i dhéut me shumë acid, por edhe i dhéut të fortë, mund të dëmtojë edhe rrënjët.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, vazoja duhet të ketë një numër të mjaftueshëm vrimash për të kulluar ujin e tepërt.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori