LAJMI I FUNDIT:

“RTVM ka shkelur parimet profesionele gjatë ngjarjeve të 27 prillit”

“RTVM ka shkelur parimet profesionele gjatë ngjarjeve të 27 prillit”

Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM) ka shkelur parimet e veta profesionale për informim të publikut, me ndërprerjen e transmetimit të drejtpërdrejtë në natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, vendosi Qeveria në seancën e sotme.

Gjithashtu Qeveria në seancë miratoi propozim-vendimin për miratimin e programit vjetor për punën e RTVM-së për vitin 2018 dhe propozim-vendimin për planin financiar për vitin 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ky vendim shoqërohet me mendimin e Qeverisë duke deklaruar se dorëzimi i parakohshëm i programit vjetor të punës së RTVM-së nuk u publikua në përputhje me ligjin, pengoi sigurimin e ndikimit publik në punën e përgjithshme të shërbimit publik dhe se RTVM kishte shkelur parimet e veta profesionale për informim të plotë për publikun me ndërprerjen e transmetimit të drejtpërdrejtë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 27 prill”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/