LAJMI I FUNDIT:

Rrustemi i LVV: S’mund të ketë rinumërim të tërësishëm të votave, javën e ardhshme certifikimi AKTUALE

Rrustemi i LVV: S’mund të ketë rinumërim të tërësishëm të votave, javën e ardhshme certifikimi AKTUALE

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Adnan Rrustemi, ka thënë për gazetën se nuk ka gjasa të ketë rinumërim të tërësishëm të votave, pasi deri tani KQZ-ja ka evidentuar të gjitha parregullsitë që ka pasur.

“Jo, nuk ka asnjë bazë për kërkesa të tilla për rinumërime në masë të madhe. Të gjitha mospërputhjet që mund të ekzistojnë janë evidentuar dhe KQZ-ja i ka trajtuar, madje ishte miratimi i vet PZAP-it për rinumërim të tërësishëm që e ka refuzuar”, ka thënë Rrustemi.


Ai tha se mund të ketë ankesa të kandidatëve për deputetë që mund ta vonojnë certifikimin, mirëpo assesi rinumërim të tërësishëm.

“Pres të ketë ankesa të kandidatëve për ndonjë gabim, mirëpo nuk pres në asnjë mënyrë të ketë rinumërim të tërësishëm. Për këtë duhet të paraqiten fakte dhe argumente dhe e them me përgjegjësi profesionale se nuk ka vend për kërkesa të tilla. Unë pres që KQZ-ja sa më parë t’i trajtojë këto çështje dhe t’i certifikojë rezultatet”, ka potencuar ai, shkruan “Zëri”.

Më tutje ai tha se më së largu certifikimi i rezultateve mund të bëhet në fundjavën e ardhshme. “Pak a shumë brenda 8 ditësh më së largu duhet të trajtoheshin të gjitha ankesat, në ndërkohë unë pres që në fundjavën e ardhshme më së largu të kemi certifikimin e rezultateve”.

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori